I ri Vallja Reigen Shiko më të madhe

Vallja Reigen

Arthur Schnitzler A-008066

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Vallja” (Reigen – në origjinalin gjermanisht) është një nga veprat më të famshme provokative me temë sensuale. Arthur Schnitzler e shkroi në vitin 1897 dhe brenda çerekut të parë të shekullit të njëzetë u përkthye thuajse në të gjitha gjuhët e mëdha të botës.

Më shumë detaje

1000 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

RL Books
ISBN9789928324221

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Drama shfaq moralin seksual dhe ideologjinë klasore të kohës, përmes takimeve të njëpasnjëshme erotike mes të personazheve, që shfaqen para ose pas një takimi seksual.

Me personazhe nga të gjitha nivelet e shoqërisë, drama ofron një pasqyrë të vërtetë sociale, ku kontakti seksual i kalon kufijtë e klasës. E botuar fillimisht privatisht, në vitin 1900, vepra u vu në skenë për herë të parë në vitin 1920 dhe shkaktoi skandal dhe reagime të forta.

Dy titujt e shfaqjes: “Reigen” në gjermanisht dhe “La Ronde” në frëngjisht, i referohen një valleje rreth e qark, që gjendet në thuajse gjithë popujt evropianë.

Drama u shtyp për herë të parë në veç 200 kopje, që u shpërndanë dorazi mes miqsh. Në vitin 1903, botimi i parë publik në gjuhën gjermane doli në Vjenë dhe shiti rreth 40,000 kopje. Skandali që pasoi, solli censurimin dhe ndalimin një vit më vonë. Më 1908-n u ribotua me mundim në Gjermani dhe më 1912-n u përkthye në frëngjisht, më 1920-n në anglisht dhe më 1923-shin në holandisht.

Drama u shfaq për herë të parë në teatër më 23 dhjetor 1920, në Berlin, dhe më 1 shkurt 1921 në Vjenë. Një prodhim i paautorizuar ish vënë në skenë më herët në Budapest, më 1912-n. Shfaqja shkaktoi reagime të dhunshme, shpeshherë masive. Schnitzler u sulmua moralisht e fizikisht në një fushatë tipike antisemite. Shtypi i kohës e konsideronte një pornograf hebre dhe protesta ndaj veprës u njoh si “skandali Reigen”.

Megjithatë, drama u pëlqye gjerësisht dhe nuk e humbi publikun, sidomos në Rusi, Çekosllovaki dhe veçanërisht në Francë, ku u përshtat dy herë për kinemanë, në vitin 1950 dhe 1964. Më 1982-shin, pesëdhjetë vjet pas vdekjes së Arthur Schnitzler, djali i tij, Heinrich Schnitzler, autorizoi shfaqen e dramës në gjuhën gjermane.

Në vitin 1922, psikologu i madh, Frojdi, i shkruante autorit me elozhe e vlerësime tepër të larta.

Shfaqja zhvillohet në vitet 1890 në Vjenë. Struktura dramatike përbëhet nga dhjetë skena të ndërlidhura midis çifteve të të dashuruarve apo predatorëve seksualë. Secili nga dhjetë personazhet shfaqet në dy skena të njëpasnjëshme, ku skena e fundit sheh Laviren që është dhe në të parën, duke mbyllur kështu “vallen”.

Ky botim vjen i shqipëruar me aq delikatesë nga Loreta Schillock dhe redaktim nga Dritan Kiçi.

Të dhëna

Faqe178
ISBN9789928324221
RedaktoriDritan Kiçi
Viti i Botimit2021
VendodhjaBruksel
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiLoreta Schillock
RomanPsikologjik