I ri Te gjesh ku fle lepuri Shiko më të madhe

Te gjesh ku fle lepuri

Allain Ropper, Brain David Burrel A-001456

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në këtë libër do të mësoni kur truri punon mirë dhe kur keq. Këtu përfshihen gjuha, shqisat dhe emocionet; ecja, rrëzimi, dobësia, paraliza, dridhjet dhe koordinimi; humbja e kujtesës, pa-aftësia mendore, vonesat në zhvillim; ankthi, dhimbja, stresi, madje edhe vdekja.

Më shumë detaje

7 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

GEER
ISBN9789928077455

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ndonëse ky libër është për trurin dhe mënyrën e funksionimit të tij, ai është shkruar me një gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme për të gjithë. Libri shpërfaq problemet neurologjike ashtu siç paraqiten në klinikën e neurologut. 

Diagnozat mishërohen nga persona konkretë, historitë janë të vërteta, dialogët kryesisht fjalë për fjalë, përjetimet aq të gjalla sa duket sikur jemi të pranishëm në këtë betejë të mjekut dhe pacientit për ta sjellë trurin që nuk punon më sipas “specifikimeve teknike” në parametrat më të mirë të mundshëm që vlejnë për mendjet normale.

Si ta kuptosh që një tru është i sëmurë? Pavarësisht gjithë çudive shkencore dhe teknologjike, kur një pacient paraqitet me pamundësi për të folur qartë, është i përhumbur, apo nuk mund të ndiejë emocion nuk ka analiza dhe imazheri standarde që mund të kryhen. Simptomat duhet të rivlerësohen në kuadrin e funksionimit të trurit.

Për të gjetur ku fle lepuri, e vetmja mënyrë është nëpërmjet hetimit të kujdesshëm e të mundimshëm të pacientit. Çdo gjest, çdo lëvizje, çdo përthyerje e të folurës, çdo refleks, të gjitha këto tregojnë vendin e saktë të problemit në sistemin nervor dhe shkakun e tij. Mjeshtëria e mjekut është të sintetizojë simptomat dhe shenjat klinike në një kuadër më të gjerë që është vetë pacienti.

Një homazh për gjithë mjekët e përkushtuar, si Dr. Drini Dobi që e përzgjodhi dhe redaktoi, ky libër e mban lexuesin të mbërthyer nga faqja e parë në të fundit. Ai është po aq i vyer për lexuesin e gjerë, sa edhe për studentët dhe punonjësit e mjekësisë.

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Faqe276
ISBN9789928077455
RedaktoriDrini Dobi
V. Bot2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiErsi Dobi