Keshtjella e medias Shiko më të madhe

Keshtjella e medias

Nikoll Lesi A-000766

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Historia e të parës gazetë të pavarur e private në Shqipëri dhe me tirazhin më të madh të shitur në historinë e këtyre 25 viteve, “Koha Jonë”, është e mbushur me ngjarje, situata dhe personazhe që kanë bërë emër në Shqipëri. E një gazete, e cila mbahet mend jo vetëm si e para media e lirë në vend, por dhe si një shembull i kurajës së jashtëzakonshme.

-          Autori

Më shumë detaje

62 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789928236005

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në libër ka mjaft emra gazetarësh dhe një mori politikanësh e njerëzish të tjerë publikë. Tregohen lirshëm dhe me vërtetësi disa histori që dihen ndër rrethe shumë të ngushta gazetarësh, por që publiku i gjerë do t’i lexojë për herë të parë. Ka ngjarje të jashtëzakonshme, të cilat i kam përjetuar vetë, personalisht, të shoqëruara dhe me dokumente e foto të papublikuara, episode pune e jashtë pune dhe që të gjitha sillen rreth emrit “KOHA JONË”. Jam përpjekur të tregoj se si u rritëm të gjithë, bashkë më gazetën, duke mësuar shumë gjëra të cilat në jetë nuk jepen me receta apo me leksione, sepse ajo kohë ishte e veçantë, e papërsëritshme.

Për një pjesë jo të vogël të gazetarëve të sotëm këto që po tregoj do duken si ngjarje, të cilat nuk kanë ndodhur ose nuk ka sesi të ndodhin, por e vërteta është brenda në libër. Ka qenë një kohë kur realiteti ia kaloi fantazisë. Në libër ka emra, ka histori, ka përjetime të cilat kanë dëshmitarë, pasi vetë emrat që kam hedhur në libër janë sot këtu në Tiranë apo jashtë Shqipërisë. Personazhet dhe ngjarjet e këtij libri flasin vetë në faqet e tij. Ato janë renditur aty, jo pa nostalgji, natyrisht me një dridhje të dorës. Në fund të fundit ne të gjithë i dhamë jetë gazetës “Koha Jonë”, ashtu sikurse ajo na dha emër të gjithëve.

Libri bazohet në atë çka përjetova vetë në ato vite teksa drejtoja gazetën. Në këtë kuptm, ky mund të kosniderohet dhe si një ditar i mbajtur dita- ditës, ditar i djegur pjesërisht natën e 2 marsit, duke e gdhirë 3 marsi i vitit 1997. Mundet që dikush nga gazetarët e televizioneve të ndjejë dëshirën për të bërë një dokumentar për “Koha Jonë”. Do të mundohem t’i ndihmoj të gjithë, pasi ruaj në arkivën time kaseta e materiale filmike të papublikuara, ku është jeta e zhurmshme e gazetarëve në punë e jashtë pune, në gëzime e në rrahjet e gazetarëve nga pushteti; ka pranga e djegie të redaksisë së gazetës; ka festë;, humor, por edhe tension. Ka lot kolegësh, tek qajnë kur shikojnë me pranga shokët e tyre, sikurse ka dhe shëtitje; batuta apo vallzime pas pune. Një pjesë e librit është ndërtuar në mënyrë të tillë duke iu referuar titujve të shkrimeve e datave të sakta, pasi mund të përdoren nga kushdo si referencë historike e atyre ngjarjeve që kanë ndodhur. Mjafton të lexohet libri për të gjetur fakte e ndodhi të regjistruara në faqet e gazetës, aq më tepër për vitet 1992-1997 kur nuk kishte media tjetër të pavarur e kurajoze si “Koha Jonë”që të shkruante se ç’ndodhte. Për këtë libër kam shfletuar për 14 muaj rrjesht krejt arkivën e gazetës, duke e rilexuar edhe njëherë, që gjithçka e marrë nga faqet e gazetës më të madhe të kohës të jetë e saktë. Në disa raste kam qenë i detyruar të rendis një për një titujt e faqes së parë dhe datat e shkrimeve kryesore, siç janë shkruar asokohe, në mënyrë që të jenë nesër për çdo gazetar apo person edhe si një udhëzues, nëse kërkon historinë e asaj kohe. Libri është edhe një bibliografi e gjallë e historisë së Shqipërisë post-komuniste, të cilën gazetarët e të përditshmes “Koha Jonë” e shkruajtën, siç e kanë përjetuar.

“Koha Jonë” është një gur kiolometrik i gazetarisë, që u shenjua në Lezhë, për të vijuar në zyrat modeste të “Siri Kodrës”. “Ferit Xhajkos”e “Petro Nini Lurasit”, derisa shikasit dhe policia e pushtetit e dogjën dhe e shkrumbuan redaksinë tek “Shkolla e Kuqe” në Tiranë. Një gazetë që hapi dyert e praktikës së të shkruarit e jo një laborator apo sallë leksionesh universitare, siç ndodh sot me mediat. Qe një gazetë, stafi i së cilës papritmas e shihte veten në birucat e policisë kur po përgatiste faqet e gazetës për shtyp. Qe gjithashtu gazeta, gazetarët e të cilës provuan prangat në duart e tyre. Dhe qelitë e burgut. Ndërsa natën e 1 nëntorit 1995 te porta e shtëpisë më vendosën tritol. Zoti më ruajti dy fëmijët dhe bashkëshorten time.

Duke qenë themelues i gazetës që nisi në Lezhë, u rrit në Tiranë e më pas “pushtoi” gjithë Shqipërinë nisa ta shkruaj librin që po merrni në duar.

Këtë libër ia dedikoj të gjithë atyre kolegëve e punonjësve me të cilët kam punuar në kohën më të vështirë dhe njëkohësisht më të bukur të jetës sime.

Por, veçanërisht, dua t’i shpreh mirënjohjen dhe dashurinë familjes sime: bashkëshortes, Natalisë dhe dy djemve, Elvisit dhe Julianit, të cilëve ua rrezikova jetën në disa raste me shkrimet dhe punën time.

U bënë 25 vjet si media e lirë dhe nuk janë pak!

 

-          Autori

Nikoll Lesi

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe458
ISBN9789928236005
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë