I ri Diten kur ngriu lumi Shiko më të madhe

Diten kur ngriu lumi

Stavros Hristodulu A-005972

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

"Jetë paralele, të cilat rastësisht takohen në kufijtë e realitetit të ri athinas. Një e ve gjashtëdhjetëvjeçare që ka lidhje erotike me hungarezin, gruaja e tij me të cilën ai ka një djalë, pasardhësi i një familjeje të fuqishme politike, që ka marrëdhënie me piktorin, një agjent policie dhe një tip i errët i botës së krimit janë personat kyç në një lojë shkëmbimesh të pabarabarta.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

NERAIDA
ISBN9789928227584

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Në librin e Stavros Hristodulut askush nuk duket i pafajshëm, ndërsa e vërteta fshihet, si gjithmonë, në detaje. Pasi zbulohet misteri, ujërat gri të Danubit marrin me vete histori njerëzish, të cilët dëshiruan vetëm një gjë: të dashuronin.

""Budapest, 12 shkurt 1985. I ftohti të shpon kockat, lumi ka ngrirë dhe një orakull, që dëgjohet si krrokamë, lajmëron të porsalindurin Janosh: “Fara e keqe, mandatë e keqe”. Njëzet e shtatë vjet më vonë profecia provohet: ‘Janosh hungarezi’ arrestohet në Athinë i akuzuar për vrasjen e piktorit Milto Adriano.

A është ky një tjetër krim “tipik” ku është i përfshirë rrethi i prostitucionit mashkullor? Gazetari Strato Papadopulos fillon të zbërthejë lëmshin e historisë, duke gërmuar jetë paralele, të cilat rastësisht takohen në kufijtë e realitetit të ri athinas. Një e ve gjashtëdhjetëvjeçare që ka lidhje erotike me hungarezin, gruaja e tij me të cilën ai ka një djalë, pasardhësi i një familjeje të fuqishme politike, që ka marrëdhënie me piktorin, një agjent policie dhe një tip i errët i botës së krimit janë personat kyç në një lojë shkëmbimesh të pabarabarta.

Në librin e Stavros Hristodulut askush nuk duket i pafajshëm, ndërsa e vërteta fshihet, si gjithmonë, në detaje. Pasi zbulohet misteri, ujërat gri të Danubit marrin me vete histori njerëzish, të cilët dëshiruan vetëm një gjë: të dashuronin.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe300
ISBN9789928227584
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiKleo Lati