Arbën Xhaferi vepra, 5 vëllime

Arbën Xhaferi ARP0001

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

E gjithë vepra dhe mendimi i ideatorit të neoshqiptarizmës së fillimshekullit të XXI, hartuesit të platformës së Cromonëellth-it mbarëshqiptar, intelektualit dhe publicistit të spikatur, Arbën Xhaferi vjen në një botim kolanë, me pesë vëllime, përgatitur nga Klan Kosova dhe Dudaj, nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama dhe Shkëlzen Maliqit

Më shumë detaje

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj

6 700 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Kolana me pesë vepra, ku përfshihen veprat e tij, intervistat, analizat dhe komentet e dhëna në media gjatë dy dekadave të fundit vijnë në një botim honor për këtë personalitet të spikatur të mendimit politik dhe kulturor ndër shqiptarë.

Vepra e parë përmban “Kombi, identiteti, shteti”

Vepra e dytë përmban: “Kauza shqiptare në Maqedoni”

Vepra e tretë përmban “Marrëdhëniet shqiptaro-serbe, çështja e Kosovës”

Vepra e katërt përmban intervista që Arben Xhaferi ka dhënë në perudhën 1995-2005

Vepra e pestë përmban intervista që Arben Xhaferi ka dhënë në perudhën 2006-2012

Shënim Redaksional

Shënim redaktorial

Në pesë vëllimet e këtij botimi është përfshirë pjesa dërmuese e shkrimeve dhe intervistave të Arbën Xhaferit të publikuara gjatë periudhës 1990-2012: janë gjithsejt 187 ese, analiza dhe komente (vellimet 1, 2 dhe 3) dhe 127 intervista (vëllimet 4 dhe 5).

Lënda është marrë nga laptopi i Arbën Xhaferit në zyrën e tij në PDSH me të dhëna që datojnë nga viti 1995 deri në vitin 2012, pjesërisht të sistematizuara sipas viteve nëpër foldera me shkrime autoriale, intervista, fjalime, dokumente partiake, reagime, kumtesa, e-maile, shkrime autorësh të tjerë, faqe web-sitesh etj.

Pas shikimit dhe vlerësimit të detajuar të lëndës voluminoze, janë veçuar shkrimet dhe intervistat që përbëjnë thuajse tërësinë e veprës autoriale të Arbën Xhaferit, të mendimit politik dhe filozofik të tij. Pos këtij thesari në këtë përmbledhje janë edhe 25 shkrime të hershme të Xhaferit: kolumnat nga revista "Koha e Prishtinës (seria e parë 1990-1991) dhe tri ese nga "Thema", revistë e Shoqatës së Filozofëve të Kosovës (1993).

Në një (auto)biografi të tij Arbën Xhaferi pohon se ka botuar edhe disa shkrime tjera në revistat e priudhës 1990-1995, por që nuk na ka premtuar koha t'i hulumtojmë dhe përfshijmë në këtë botim.

Po kështu, ky botim nuk përfshin intervistat e Arbën Xhaferit nga dy librat e botuar më herët: Enver Robelli, Arbën Xhaferi rrëfen: Në Tetovë, në kërkim të kuptimit, Koha, Prishtinë 2011 dhe Rudina Xhunga, 12 Porositë e Arbën Xhaferit, Botime Dudaj, Tiranë 2012.

Esetë, kolumnat dhe intervistat në shumicën e rasteve janë të nënshkruara me emrin ose inicialet e Xhaferit, e ai ka pas zakon që të shënojë edhe vendin dhe datën kur i ka përfunduar si dorëshkime. Por ka raste kur mungojnë shënimet e plota bibliografike se ku dhe kur janë botuar shkrimet, dhe nuk shënohen emrat e gazetarëve që i kanë realizuar intervistat.

Në një pjesë të artikujve dhe intervistave kemi bërë intervenime redaktoriale kur mungonin titujt ose, tek intervistat, kur mungonin pyetjet.

Ndërkaq, tek esetë dhe komentet kemi bërë grupime sipas tematikës së shkrimeve. Vëllimi i parë përmban ese dhe shkrime teorike dhe përgjithësuese për çështjet që e kanë preokupuar Xhaferin: çështja kombëtare, identiteti, vonesa historike e shqiptarëve, shtetndërtimi etj.

Vëllimi i dytë hapet me ese dhe komente kushtuar raportit të religjionit dhe politikës në përgjithësi dhe veçanërisht te shqiptarët, ndërkaq që pjesa dërmuese i kushtohet analizave të kauzës shqiptare në Maqedoni.

Në pjesën e tretë të këtij vëllimi janë disa shënime dhe shkrime jo të plota, ose të përfunduara, por që më sa duket nuk janë publikuar. Vëllimi i tretë hapet me shkrimet e hershme të kohës 1990-1993. Pasojnë dy pjesë tjera me shkrime që i kushtohen çështjes së Kosovës dhe kontestit shqiptaro - serb.

Sistemimi i eseve dhe komenteve nuk bazohet në kritere strikte dhe mbase vende-vende mund të jetë i diskutueshëm për faktin se ato nuk janë njëbërthamore, por gërshetojnë tema dhe argumente të ndryshme, p.sh. esetë teorike ilustrohen me shembuj e analiza të zhvillimeve konkrete në Maqedoni, Kosovë etj., ndërkaq që edhe në analizat e proceseve specifike sociale dhe politike ka shtjellime përplotësuese të pikëpamjeve teorike të Xhaferit.

Në këtë aspekt, edhe pse në dukjen e fragmentuar, vepra e tij është një tërësi e urtë, konsistente dhe frymëzuese, madje edhe monolite në ridëshmimin e reputacionit të mendimtarit dhe politikanit bashkëkohor shqiptar më të pakontestueshëm e mbase edhe më të dalluar të brezit.

(Red.)

 

MENDJA DHE PENA FISNIKE E ARBËR XHAFERIT

Edi Rama

"Të pambaruar nuk duhet të presim që të na respektojnë të tjerët ashtu siç jemi në të vërtetë - si komb i lashtë dhe me kulturë që ka se ç'i dhuron botës".

Nuk e di a ka një shqiptar tjetër që ta ketë përdorur penën për t'i dhënë njerëzve të kësaj gjuhe, një horizont të përbashkët politik, shoqëror e ekonomik, pavarësisht kufijve gjeografike që i mbajnë të ndarë shqiptarët, siç e ka bërë Arbër Xhaferi. Shqipëribërja e imagjinuar dhe e ndërtuar në vijën milionakilometrike të lënë pas nga pena e tij, është unikale në materien e vet elastike, e cila përmban brenda esenca e lëndë të larmishme, të mbledhura me sqimën e intelektualit që, si askush, ka gjetur rrugët për të pajtuar europianistët më të përkushtuar me nacionalistët më të flaktë të botës sonë, akademikët më noksanë me ushtarët më të pagdhendur të flamurit kuqezi, të rinjtë më moskokëcarës me pleqtë më rigorozë të sofrës tradicionale të mendimit shqiptar.

Arbër Xhaferi është si një udhëkryq, që i bashkon rrugët shqiptare për të rindarë drejtimet e të menduarit mbi të shkuarën, të sotmen e të ardhmen e shqiptarizmës, dhe mbase është po ashtu, i vetmi mes të shquarve të gjindjes sonë që as nuk është lëvduar ndonjëherë aq sa e meriton, po as nuk është gjuajtur ndonjëherë me gurë siç nuk e meriton. Duket sikur të gjithë pajtohen me qënien e tij në një pozicion si të personazhit dhe i hijes së tij.

Dhe s'besoj se lexuesi e pret prej meje ndonjë gjë më pak sipërfaqësore sesa kjo skicë e portretit të papërcaktueshëm të Arbërit, të cilin e mbaj mend ulur në oborrin e shtëpisë së tij në Prishtinë, ku folëm për Pikason e për qilimat shqiptarë, ulur në tarracën e restaurantit të Hotel Tiranës ku folëm për politikën në Shqipëri e për përpjekjen time asokohe për të marrë lidershipin e Partisë Socialiste, ulur në zyrën e kryetarit të PDSH-së në Tetovë, ku folëm për bashkëjetesen etnike e per sfidën e shqiptarëve për të jetuar të bashkuar me veten e të pandarë me të tjerët.

Mbase ndër të gjitha gjestet, fjalët, pozicionet, çka e shpjegon me elokuencën më imponuese personazhin atipik të Arbër Xhaferit, është qënia e tij pranë Menduh Thaçit, dy botë që as në atë botë nuk do të gjendeshin dot bashkë, por që vetëm në botën e mundësive të pamundura të Arbërit mund të rrotulloheshin njëra rreth tjetrës, në ndërkohën që hija e kujdesshme ndiqte në distancë higjenike, zhvillimet e atij korrelacioni filmik.

Ndër të gjithë intelektualët shqiptarë nuk e gjej dot një tjetër me zotësinë, qetësinë po edhe pastërtinë e Arbër Xhaferit, që të jetë përzier kaq shumë me politikën shqiptare e më mëkatare të dorës së parë në arenën e saj dhe, prapëseprapë, të ketë mbetur i papërzier, duke lënë pas vetëm shijen e mahnitshme të thellësisë së mendimit të vet.

Maj 2017

Edi Rama

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
RedaktoriShkëlzen Maliqi, Linda Rama, Baton Haxhiu
V. Bot2017
VendodhjaPrishtinë/Tiranë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
HistoriBallkani