Jeta e re Shiko më të madhe

Jeta e re

Orhan Pamuk SB0047

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër duket si një ankth i pazbërthyeshëm, por është realisht vetë shtypja që të jep ndikimi i një libri jo të zakonshëm, ndjesi që e ka provuar çdokush që ia njeh shijen leximit. "Kush i thotë vetes Lexues, nuk duhet të vdesë pa e lexuar këtë libër..."

Më shumë detaje

8 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
Fletët271
ISBN978-99943-5134-3

1 200 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një ditë lexova një libër, dhe e gjithë jeta ime ndryshoi. Këto janë fjalët e para të këtij romani të mrekullueshëm të Orhan Pamuk. Një student i inxhinierisë, Osmani, i shtyrë nga leximi i një libri "të çuditshëm", ndërmerr një udhëtim të gjatë e stacionar nëpër qytete, qyteza e fshatra të njohura apo të humbura të Turqisë, të asaj Turqie që po ndryshon dëshpërimisht në sytë e tij, të një Turqie që luhatet mes trysnisë konservatore dhe rendjes drejt modernitetit. Në krye të kësaj udhe, djaloshi ynë rrëfimtar, do të ndeshë dhe do të bjerë shpejt pre e pasionit ndaj një vajze, Xhananit, e cila e fut në shtjellën rrugëtuese të këtij libri, e të dy bashkë, vazhdojnë në kërkim të asaj "Jete të re", për ku i frymëzon libri. Mes aksidentesh, incidentesh e ngjarjeve të çuditshme, Pamuk na shpie udhës, ku një lexues i regjur hyn symbyllas e harrueshëm: zhytja magjike në leximin e një libri. Por, të kujt libri? Pamuk nuk jep përgjigje, për ta lënë fantazinë e tij t'i bartet lexuesit.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët271
ISBN978-99943-5134-3
V. Bot2009
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiRubin Hoxha