Cees Nooteboom PE0070
Libër i ri
"Parajsa e humbur" është një libër në kërkim të arsyes së jetës dhe kuptimit të asaj çka përjetojmë në jetën tonë tokësore, thuajse krejtësisht e parëndësishme në krahasim me përjetësinë.
901 Artikuj
Shtëpia Botuese | PEGI | |
Informacion i përgjithshëm rreth librit
Një mbrëmje vere, në San Paolo, Brazil, një grua del për të shëtitur me makinë për t’u gjendur më pas shtrirë pranë një burri që fle, në Australi. Atje, në atë tokë të premtuar fëmijërie, ku shkon të kërkojë bashkë me shoqen e saj, Almutin, Alma shpreson të gjejë shërimin, pajtimin me veten dhe jetën. Të dyja jetojnë me iluzionin që ekziston ende ajo botë e pacenuar e jashtë kohe, vendi i aborigjenëve, i Kohëndrrës, i këngëve, i shkretëtirave me emra magjiplotë. Por nëse era e historisë ka shkatërruar edhe atë parajsë, ndoshta në ato hapësira të pafundme e të heshtura diçka ka mbetur.
Aty, në Përth të Australisë, i ftuar në një festival letrar, Erik Zondahu, kritik letrar i ftohtë, në rravgime të përjetshme ekzistenciale, do të hasë për herë të parë Almën të shndërruar në grua me flatra për një gjueti thesari në kujtim të shkrimtarit John Milton dhe librit të tij “Parajsa e humbur”. Një shfaqje ikanake e tronditëse, takimi si një mundësi për harmoni, për bukuri dhe për nostalgjinë e paplotësueshme të shpirtit që mbetet kulmi i ekzistencës njerëzore. Përfshirë mes një prologu në qiell, në avion, dhe një epilogu në tokë, në tren, romani është një meditim i lehtë dhe i lartë si një flatrim engjëlli, që fluturon mes kontinenteve dhe aspiratave më të thella njerëzore. Një roman po aq i pakategorizueshëm sa një poemë, një histori nëpërmjet së cilës preken në mënyrë të madhërishme të gjithë dramat e jetës, duke përfshirë këtu edhe humbjen e pafajësisë, humbjen e parajsës.
Kritika
“Ky roman konturohet nga reflektimet mjeshtërore mbi keqkuptimet e jetës dhe të letërsisë. Kjo vepër e shkurtër e Nooteboom-it, njëkohësisht delikate dhe therëse, shfaqet si një ëndërr që rri pezull në kohë dhe në vend.”
Publishers Weekly
“Cees Nooteboom mbetet një zë madhështor dhe i paimitueshëm midis shkrimtarëve bashkëkohorë.”
The New York Times Book Review
“Nooteboom është shkrimtari i çështjeve të mëdha, por ai nuk është asnjëherë i rëndë. Ia del të thurë mendimet filozofike me vërejtjet e zakonshme, në mënyrë që idetë të të afrohen fshehurazi, pak nga pak, duke u shfaqur befasisht, si ëngjëj të fshehur nëpër dollapë.”
The Washington Post
Fragmente nga libri
1)
Kishim lexuar për Kohëndrrën, kohën përpara se koha dhe kujtesa të ekzistonte, atëherë kur bota ishte e sheshtë, boshe, e paformë, kur nuk kishte as pemë, as kafshë, as ushqim, as njerëz, derisa një çast nga deti a nga qielli dolën heronjtë, të parët e tyre mitikë. Os herois creativos (heronjtë krijues), në gjuhën time këto fjalë kanë një tingull magjik që ende më mahnit sa herë i them. E dinim fiks kuptimin sa herë njëra nga ne thoshte ato fjalë, aty na niste fluturimi nëpër ëndrra dhe fantazi [...]
2)
Si mund të përkthehej në diçka të kuptueshme ëndërrimi që nuk ka asnjë lidhje me ëndërrimin, por është një fjalë më vete që përçon një rend të tërë botëror, që nga origjina e universit deri te koha përpara se të lindte kujtesa? Kjo ishte tepër për mendjet tona prej shtatëmbëdhjetëvjeçaresh dhe e tillë është ende.
3)
Hodha sytë nga dritarja dhe e pashë të ulur në rrezet e diellit, një siluetë e errët në rërë, i palëvizshëm si shkëmb, dhe e kuptova menjëherë se kisha zëvendësuar një kujtim me një tjetër dhe se ky i fundit do të më linte me po aq pështjellim sa i mëparshmi. Do të ekzistoja në mendjen e dikujt pa e ditur se kush isha aty brenda.
Lloji i botimit | Hard Copy |
Faqe | 182 |
Titulli origjinal | PEGI |
V. Bot | 2016 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha | mbi 18 vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Jerina Dushku |
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
Materiali i klasës së tetë është matrioshka e sipërme e kësaj kolane botimesh. Me një gjuhë më të pasur materiali shkollor shtjellon kuptimin dhe nevojën e fesë. Është feja që ndihmon njeriun që të pranojë realisht rrethanat ku jetojmë, për të mos ju nënshtruar fatkeqësive dhe vështirësive që sjell jeta e përditshme. Feja ka qenë pasuese e rregullt e...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i shtatë, për klasën e shtatë të shkollës 9vjeçare. Ashtu si dhe në vëllimet pararendëse, edhe në këtë vëllim parashtrohen në përmasa didaktike themelet e besimit islam si dhe njohuria e nevojshme për to. Ky vëllim gjithashtu paraqet edhe aspekte të tjera të jetës së besimtarëve si mirënjohja,...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i gjashtë, për klasën e gjashtë të shkollës 9vjeçare. Në këtë vëllim autorja jep njohuri mbi Islamin, duke u fokusuar në njohjen e mësimeve bazë, kuptimin e fjalës Islam si dhe shpjegimin e shtyllave të fesë. Libri është i ndërtuar me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Më tej në libër...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i pestë, për klasën e pestë të shkollës 9vjecare. Po ashtu si libri për klasën e katërt, edhe ky vëllim ruan formatin e libërrevistës. Edhe materiali brenda tij ka në kapërcyell vëllimin e katërt. Libri ka një raport të përmbysur të materialit analitik me atë grafik. Kjo vjen natyrshëm sepse kemi...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i katërt, për klasat e katërta të shkollës 9vjeçare. Materiali është në formën e një reviste ku autorët i janë përshtatur moshës së kësaj klase, duke e pasuruar materialin me vizatime, skica, poezi dhe tregime në kontekstin e besimit në Zot. Teksti orientohet edhe në rritjen e vlerave për edukimin...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i tretë i serisë, për klasën e tretë të shkollës 9vjeçare. Autorët kanë synuar që në këtë vit shkollor të kësaj kategorie moshe, tju mësojnë fëmijëve udhëzimet e fesë islame, të dërguarit e Zotit, mirësjelljen në shoqëri dhe në familje, miqësinë etj. Teksti është i pajisur me ushtrime zbavitëse,...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i dytë i serisë për klasën e dytë të shkollës 9vjeçare. Autori me një alternim të materialit grafik me tekstin e shkruar, zbërthen në gjuhen e thjeshtë dashurinë për shoqërinë, kuptimin e fjalës Islam, kujdesin e Zotit për gjithësecilin, si dhe disa prej ritualeve bazë të fesë islame dhe kuptimin e...
Pjesë e kontributit të Fondacionit ALSAR në fushën e publikimeve dhe atë të arsimit, janë edhe botimet në seri MësimBesimi të cilat janë përshtatur për nxënësit e shkollave të ciklit 9vjeçar dhe të shkollave të mesme. Këto botime në përputhje me moshën dhe përmbajtjen, zhvillojnë në mënyrë didaktike njohuritë fillestare mbi besimin, edukimin qytetar dhe...
Në historinë e shtypit shqip, kjo gazetë njihet si një e përjavshme politike, shoqërore, kulturore, letrare, historike, me katër faqe, që u shtyp në shtypshkronjën Mbrothësia të Kristo Luarasit, me shkronjat e alfabetit të Stambollit.
Islamizimi i Shqipërisë nën Turqit vjen për herë të parë në lëmin shqiptar të botimeve dhe është një prej dy botimeve madhore të autorit mbi Shqipërinë. Ky librër është një tezë magjistrature e paraqitur në Universitetin e Bostonit në vitin 1941, por e pabotuar më parë. Ky botim shoqërohet me tekstin orgjinal në anglisht, për ti dhënë mundësi çdo të...
Kjo vepër e Prof. Dr. Mehmet Maksudo?lu, Historia Osmane dhe Institucionet vjen në ribotimin e saj të tretë në gjuhën shqipe. Qoftë për nga metodologjia, qoftë për nga analiza krahasimtare, qoftë për nga përfundimet historike të shumë elementëve të periudhës Osmane, ky libër përbën një tekst të rëndësishëm studimor në këtë fushë.
Tragjedia me tre akte Helena është një vepër letrare që falë njohjes së historisë dhe vërtetësisë së paraqitjes arrin të realizohet artistikisht.
Veprat e Hafiz Ali Korçës i përkasin fushës së gjuhës, letërsisë, publicistikës, Islamit, përkthimit etj. Në secilën vepër të tij, H. A. Korça ka arritur të paraqesë dhe të trajtojë probleme të rëndësishme që ndërlidhen me kombin shqiptar, por edhe me kulturën shqiptare në përgjithësi.
Ky libër nga profesori tetovar Metin Izeti është një shtjellim i fenomenit të mevludit ndër shqiptarët.
Ky libër dygjuhësh, shqip dhe boshnjakisht, përbëhet nga materiale të ndryshme të autorit e diplomatit të karrierës z. Shaban Murati, të mbledhura ndër vite.
Kjo vepër e njohur e rilindasve tanë të shquar, vepër e përbashkët e S. Frashërit, Pashko Vasës dhe Jani Vretos, qëndron në themelet e shqipes që njohim dhe shkruajmë sot.
Në ngjarjet zhvillimore të historisë së Shqipërisë dhe të kulturës shqiptare në veçanti ndalimi i besimit, mund të cilësohet me përmasat e një fatkeqësie në historinë tonë moderne.
Konferenca e mbajtur me rastin e kremtimit të 20vjetorit të hyrjes së trupave të NATOs në Kosovë, ka gjetur pasqyrim në botimin Shtetformimi i Kosovës dhe Shqipëria: Sfidat dhe perspektivat.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
THE NUMBER ONE INTERNATIONAL BESTSELLER: CHOSEN AS A BOOK OF THE YEAR BY THE GUARDIAN, TELEGRAPH, SUNDAY TELEGRAPH, I PAPER, SUNDAY EXPRESS, IRISH TIMES, TIMES LITERARY SUPPLEMENT, AMAZON, AUDIBLE, BUZZFEED, REFINERY 29, WASHINGTON POST, BOSTON GLOBE, SEATTLE TIMES, TIME MAGAZINE, NEWSWEEK, PEOPLE, ENTERTAINMENT WEEKLY, KIRKUS, PUBLISHERS WEEKLY AND...
“Proza e shkurtër”, përfshin tregimet dhe novelat e shkruara nga Kadare midis viteve 1953 deri më 2009. Një pjesë e tyre janë nxjerrë nga arkivi i autorit, të tjerat nga gazeta dhe revista të kohës, nga librat me tregime e novela të botuara në vite të ndryshme, kurse pjesa tjetër prej veprës së plotë Kadaresë.
Albumi "Janaq Paço" është një botim i realizuar në kuadrin e 105 vjetorit të lindjes së skulptorit te spikatur shqiptar te shekullit te XX. Albumi ilustrohet me imazhet e veprave të artistit që ruhen në koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve, Tiranë dhe nga koleksioni i familjes Paço, vepra këto që publikohen për herë të parë për publikun. Në album...
Seti me kartolina ''Albania's Byzantine and Post-Byzantine Icons'' është konceptuar të jetë në formën e një koleksioni prej 30 imazhesh me ngjyra në format kartoline (12 x 17 cm) të përzgjedhur nga veprat dhe objektet ikonografike të koleksionit të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar, në Korçë (qytet në Shqipërinë Juglindore).
Për të gjithë që e duan PUSHTETIN, duan ta kuptojnë PUSHTETIN dhe duan të mbrohen nga PUSHTETI
Ky tekst ju vjen në ndihmë të gjithë nxënësve të klasave të treta, të cilët mund ta përdorin për leximet jashtë-klase. Botimi është përgatitur nga Nertina Nallbati dhe Floreta Kurti dhe përmban informacione në fusha të ndryshme, të cilat u vijnë në ndihmë fëmijëve për të zgjeruar botkuptimin e tyre.
Në këtë libër Mirza Bashir-ud-Din Mahmud Ahmed, parashtron dhjetë argumente nga Kurani i Shenjtë për të treguar me forcë bindëse se ekzistenca e Zotit mund të vërtetohet me siguri të plotë dhe në një mënyrë që nuk mund të hidhet poshtë.
Cees Nooteboom është shkrimtar holandez, autor i një vepre të gjerë që shkon nga romani filozofik në esenë gazetareske, duke kaluar edhe nga kronikat e udhëtimeve dhe poemat. "Shkrimtar nomad dhe poliglot, i magjepsur nga kultura japoneze dhe i çmendur pas Spanjës, kujtimet zënë një vend të veçantë në veprën e tij.