I ri Zëri Shiko më të madhe

Zëri

Fitor Muça BG0076

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Libri i sapobotuar “Zëri” i autorit Fitor Muça sjell një prurje përjetimesh që vendosen në udhëkryqin e kohës duke i dhënë mundësinë lexuesit të udhëtojë nëpër shtigje ku njerëzorja dhe kombëtarja takojnë njëra-tjetrën, përgjatë betejës për çlirimin e Kosovës më 1999. Gjithë rrëfimin e përshkon dilema e natyrshme njerëzore se ç’vlerë ka çdo çast kur e vendos përballë Përjetësisë.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Vision Printing
Fletët312
ISBN9789928450159

700 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Libri i sapobotuar “Zëri” i Fitor Muçës përtej një tituli të ri në morinë e botimeve është një shteg reflektimi i njeriut që ka jetuar në dy kohë dhe përpaset me dallgë pikëpyetjesh sa vetjake aq edhe kolektive. Të dalësh nga koha e diktaturës dhe të hysh në kohën e lirisë nuk është udhëtim i lehtë.

Rikthimi në thellësitë e tua njerëzore brenda kujtimeve dhe përjetesave, zbulon hap pas hapi jo vetëm rrugëtimin vetjak në jetë, por edhe gjurmët e padukshme të kohërave që zgjedhin ta kthejnë zemrën e njeriut në arenën e betejës së tyre.

Kjo përbën një nga veçantitë e këtij libri që ka për arktitekturë katër rrjedha rrëfimi për t’i sjellë në një “lumë” të vetëm që shtron pyetjen ngulmuese cili Zë i flet jetës sate, cili Zë i flet zemrës tënde, cili Zë i drejton hapat e tu, cili Zë e kthen të djeshmen në të nesërme.

I konceptuar nga Fitor Muça si një kuartet, çdo detaj ka tingullin e vet të papërsëritshëm që duke të kthyer pas në kohë të shpie njëherazi tek e ardhmja. Duke ruajtur thjeshtësinë e rrëfimit dhe duke nxitur zgjimin e mendimtarit te lexuesi, libri të shtyn ta kundrosh veten, kohën, kombin, besimin, si një vazhdimësi e natyrshme që kurdoherë kumton diçka të përjetshme.

Libri që prek kalimtaren për të gjetur të gjithëkohshmen, të kujton një nga thëniet tërmetuese të Umberto Ecos kur i referohet “katedraleve të reja” – librit – se gjithmonë vjen një ftesë për çdokënd që të hyjë për një çast në një “qoshk” të “Zërit” për të takuar vetveten në jetën e të tjerëve.

 

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët312
ISBN9789928450159
RedaktoriAmantia Dedja
V. Bot2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat20 x 13