Si të dukesh 10 vjet më e re Shiko më të madhe

Si të dukesh 10 vjet më e re

Patrick Bowler & Jennifer Christie MIN0012

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një guidë e domosdoshme që duhet ta ketë çdo femër, për spektrin e plotë të trajtimeve jokirurgjike, të ofruara nga Dr. Patrick Bowler.

Ai do t’ju ndihmojë me njohuritë e tij profesionale për alternativa të shpejta, pa dhimbje dhe jo të kushtueshme, për të shmangur operacionet plastike.

Më shumë detaje

8 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Minerva
Fletët248
ISBN978 9928 164 25 4

1 000 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Qëllimi i këtij libri është njohja me procedurat estetike bashkëkohore, me mënyrat e veprimit të tyre dhe efektivitetin, pa i mërzitur lexueset me terma mjekësorë. Kapitujt e pjesës së parë u kushtohen pjesëve të veçanta të fytyrës dhe trupit. Ju mund të gjeni lehtë pikërisht atë çka ju duhet dhe të mësoni cilat procedura jokirurgjike ju përshtaten për të zgjidhur problemin tuaj.

Këtu përshkruhen problemet kozmetike me të cilat pacientët hasen më shpesh. Nuk i kemi prekur rastet që zor se i interesojnë shumicës së lexuesve. Ndodh që e njëjta sëmundje përhapet në disa pjesë të fytyrës apo trupit. Në raste të tilla përshkrimin e kurimit do ta gjeni në kapitullin ku ajo ndeshet më shpesh.

Nëse nuk e gjeni dot atë që ju duhet, hidhini një sy përmbajtjes; ndoshta problemi juaj është pasqyruar në kurimin e një pjese tjetër të trupit. Pjesa e dytë e librit është për ata që duan të mësojnë më me hollësi për procedurat kozmetike të përshkruara në kreun e parë. Këtu mund të gjeni edhe mendimet e shprehura nga pacientët për çfarë kanë provuar dhe për efektin e procedurave të përdorura.

Kështu, do të merrni informacion të gjithanshëm për një operacion apo tjetrin. Do t'ju tregojmë gjithashtu për problemet kozmetike më të përhapura, për të cilat ende nuk është gjetur kurimi efektiv. Veçse këtë nuk e bëjmë për t'ju vënë në siklet, por që të dini çfarë duhet të shpresoni dhe të mos shpenzoni para për procedura të cilat nuk do të japin rezultat! Por mos u mërzisni.

Në fund të pjesës së dytë do të mësoni mjaft gjëra interesante mbi teknologjitë e reja në fushën e operacioneve jokirurgjike, me të cilat po punohet dhe në të ardhmen do t'i ndihmojmë kozmetologët dhe specialistët për të zgjidhur edhe problemet më të vështira. Disa prej procedurave të reja duhet të shfaqen në vitet më të afërta.

Nuk ka rëndësi nëse lexoni për herë të parë për procedurat jokirurgjike kozmetike apo keni bërë tashmë operacione të tilla dhe tani dëshironi të mësoni edhe më shumë. Shpresoj që ky libër do t'ju ndihmojë të gjeni një mjek me përvojë dhe të arrini rezultate të mrekullueshme.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët248
ISBN978 9928 164 25 4
Titulli origjinalMinerva
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat14 x 21
PërkthyesiSokrat Gjerasi