I ri Poeti Shiko më të madhe

Poeti

Michael Connelly A-004282

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një roman që është e pamundur ta lëshosh nga dora... një kryevepër e vërtetë nga pena e një prej mjeshtërve të zhanrit të thriller-it.

Më shumë detaje

901 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet IDK
Fletët510
ISBN9789928136671

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Xhek Mekevoj është gazetar i kronikës së zezë në një gazetë lokale të qytetit të Denverit: profesioni i tij janë vdekjet e dhunshme.

Kështu që kur Shoni, vëllai i tij binjak, detektiv në sektorin e vrasjeve në policinë lokale, gjendet i vrarë dhe mendohet se ka vrarë veten, ai gjykon se mënyra më e mirë për t'u përballur me këtë tragjedi, do të ishte të bënte atë që dinte të bënte më mirë: të shkruante për të.

Por kur i futet punës të kërkojë të kuptojë arsyet që mund ta kishin shtyrë të vëllanë të vetëvritej, gjithnjë e më tepër bindet se jo vetëm që i vëllai s'e kishte vrarë veten, por se ai ishte viktimë e një vrasësi serial, i cili me sa duket kishte vrarë po ashtu një numër policësh të tjerë nëpër Amerikë.

E vetmja gjurmë që vrasësi kishte lënë pas ishin disa vargje enigmatike nga Edgar Allan Poe.

Dhe kështu Xheku nis të kërkojë të vërtetën e një historie që rezulton mjaft më e komplikuar nga ç'e kishte përfytyruar, nga e cila ai do mund të shkruante atë që padyshim kishte për të qenë vepra e jetës së tij, por sigurisht nëse ndërkohë s'do kthehej vetë në një viktimë.

VLERESIME

“Një roman që është e pamundur ta lëshosh nga dora... një kryevepër e vërtetë nga pena e një prej mjeshtërve të zhanrit të thriller-it.”

- New York Times

“Libri me të cilin Connelly u bë i njohur në mbarë botën, si mjeshtri i padiskutueshëm i letërsisë policore.”

- François Busnel, Lire

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët510
ISBN9789928136671
V. Bot2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiInes Konomi
RomanMister&Thriller