I ri Exit West Shiko më të madhe

Exit West

Mohsin Hamid A-004066

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Exit West (Dyert drejt perëndimit) ndjek këta personazhe teksa shfaqen në një të ardhme të panjohur e të pasigurt, në përpjekje për të mbajtur njëri-tjetrin, për t’u kapur pas së shkuarës dhe pas identitetit të tyre. Thellësisht intim dhe krejtësisht origjinal, ky libër tregon për një histori të paharrueshme dashurie, besnikërie dhe guximi, të cilat lidhen me kohën kur jetojmë dhe vlejnë përjetësisht.

Më shumë detaje

233 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928313027

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në një vend të paqëndrueshëm e në prag të luftës civile, dy persona të rinj në moshë takohen me njëri-tjetrin: Nadia, sensuale dhe krejt e pavarur, me Saedin e butë dhe të përmbajtur.

Ata nisin një marrëdhënie romantike të fshehtë dhe shpejt përballen me një intimitet të parakohshëm nga trazirat që kanë prekur qytetin e tyre.

Kur shpërthen lufta e cila ua kthen rrugët që njihnin në një mishmash pikash kontrolli dhe bombardimesh, ata fillojnë të dëgjojnë thashetheme për ca dyer që mund t’i transportojnë njerëzit shumë larg, me rrezikshmëri dhe kundrejt një pagese.

Ndërsa dhuna përshkallëzohet, Nadia dhe Saedi mendojnë se nuk kanë më zgjedhje tjetër. Duke lënë pas vendin dhe jetët e tyre, ata gjejnë një derë dhe kalojnë përtej pragut....

VLERESIME

“Një roman madhështor ... që vjen në një kohë urgjente”.

—NPR

“Duket sikur Hamid e dinte se çfarë do t’i ndodhte Amerikës dhe botës, dhe na ka sjellë një parashikim të së ardhmes sonë ... Njëkohësisht drithërues dhe ... çuditërisht shpresëdhënës”.

—Ayelet Waldman, The New York Times Book Review

“Prekës, i guximshëm dhe tejet njerëzor”.

—Entertainment Weekly, vlerësim “A”

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe224
ISBN9789928313027
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanMister&Thriller