I ri Cmim i reduktuar! Kentuket Shiko më të madhe

Kentuket

Samanta Schweblin A-002605

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Turbullues, i mprehtë, me humor dhe pervers. Ashtu siç di vetëm Samanta Schweblin.

Më shumë detaje

47 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
Fletët256
ISBN9789928261755

900 Lekë

-10%

1 000 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pasi krijoi një reputacion si tregimtarja më e mirë në gjuhën spanjolle, Samanta Schweblin i habiti të gjithë me romanin e saj të parë, i cili mori recensione plot lëvdata nga kritikët ndërkombëtarë. Largësi shpëtimi, një libër i përkthyer në 25 gjuhë, ishte në finalen e Çmimit Man Booker International për vitin 2017, dhe të drejtat e filmit iu blenë nga një kompani e madhe amerikane.

Në romanin e saj të dytë të titulluar Kentukët, Samanta Schweblin tejkalon çdo parashikim, me një ngjarje jetësh të kryqëzuara dhe teknologjish të reja, gati si seriali Black Mirror. Personazhe që vijnë nga kontinente të ndryshme, nga çdo moshë dhe status shoqëror, nisin të komunikojnë me njëri-tjetrin përmes kafshëve shtëpiake robotike të quajtura kentukë. Poshtë maskës së padëmshme e të dashur të këtyre pajisjeve, kentukët mundësojnë pamje nga distanca të mëdha, në jetët private të njerëzve. Përmes vështrimit të tyre të paturp, ne do të zbulojmë se besimi ndaj dashamirësisë së të panjohurve mund të çojë drejt një aventure të mrekullueshme, një dashurie të papritur, ose një tmerri të pashoq.

“Një panoramë tronditëse e voyeurism-it bashkëkohor. Një libër shumë tërheqës”.

—Gustavo Guerrero, botues i Éditions Gallimard

“Duhet të jesh i vëmendshëm dhe i zgjuar që të arrish të shkruash diçka të tillë. Është origjinal, i pazakontë, dhe njëkohësisht i mprehtë; një pasqyrë e të gjithë neve”.

—Nelleke Geel, botues i Atlas Contact

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët256
ISBN9789928261755
Titulli origjinalCentucs
V. Bot2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiErion Karabolli