Cmim i reduktuar! Rojtari i padukshëm Shiko më të madhe

Rojtari i padukshem

Dolores Redondo DK0089

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një thriller psikologjik që ka patur një sukses të jashtëzakonshëm në mbarë botën, duke u bërë bestselleri Nr. 1 për shumë muaj me radhë.

Në qendër të tij një inspektore policie që kthehet në qytetin e saj të lindjes, për të zgjidhur një seri vrasjesh të mistershme.

Më shumë detaje

40 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet IDK
Fletët430
ISBN9789928136565

990 Lekë

-10%

1 100 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Kur trupi i një adoleshenteje gjendet në një vend të largët buzë një lumi, krimi duket krejt i ngjashëm me një tjetër vrasje të ndodhur veç pak muaj më parë, duke ngjallur frikë në bashkësinë e Elizondos. Për ta hetuar caktohet inspektorja Amaia Salazar, që e njeh më mirë se kushdo atë vend, sa i bukur aq dhe i izoluar, toka e të cilit dikur qe nginjur me gjakun e derdhur prej Inkuizicionit, ku pas lustrës së modernitetit, vazhdojnë të mbijetojnë besimet pagane. Dhe kështu, teksa numri i vrasjeve shtohet, ndër vendasit nis të përhapet fjala se ato s’janë vepër e dorës së një njeriu, por e një krijese të mitologjisë baske të njohur me emrin basajuan, apo Rojtari i Padukshëm. Amaia është profesioniste dhe s’pranon që besëtytnitë ta shpërqendrojnë nga detyra, por ndërsa hetimet thellohen, asaj befas nis t’i duket sikur çdo siguri që ka pasur nis e shkërmoqet: ankthe të vjetra që zgjohen, sekrete që ajo shpresonte t’i kishte harruar, tashmë rikthehen, a thua se në një mënyrë të mistershme të kenë lidhje me vrasjet. Për ta zgjidhur këtë rast, Amaias i duhet të përballet me anën e errët të shpirtit të vet, duke vënë në dyshim gjithçka që deri atëherë kishte besuar, teksa ndjek gjurmët e vrasësit nëpër shtigjet e ngatërruara të legjendave të lashta që flasin për ekzistencën e një fuqie atavike të pamposhtur…

Tashmë Amaias i duhet të luftojë me demonët brenda vetes së saj për të zbuluar nëse autori i vrasjeve është vërtet një vrasës serial, apo diçka tjetër më e errët…

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët430
ISBN9789928136565
V. Bot2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiDiana Culi