Shoqëria e Motrave të Trëndafilit Shiko më të madhe

Shoqeria e Motrave te Trendafilit

Jim Marrs BOT0250

Libër i ri

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928002662

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Adolf Hitleri është në prag të arritjes së fitores së tij të madhe: zbulimit dhe kapjes së Thesarit të Solomonit, që besohet se është thesari më i shenjtë i botës e që përmban edhe dije të lashta. Ai beson se ky thesar do të garantojë ëndrrën e tij të Rajhut Njëmijëvjeçar.

A do të mundet Zhizelë Çajkovski, gruaja e re amerikane që ka fituar famë si balerinë adoleshente në vitet 1930 të ndërpresë ëndrrën e Hitlerit për pushtimin e botës? A do të bëjë Shoqëria e Fshehtë e Motrave, që ajo krijon, gjithçka kundër makinës së tmerrshme luftarake naziste?

A do të mundet të sjellë Shoqëria në kohën e duhur rigjallërimin e hyjnisë femërore në jetën njerëzore, që të shpëtojë botën nga holokausti i këtij të çmenduri?

Xhim Marsi paraqet një kombinim skajor të faktit dhe trillimit në këtë histori që rrëmon gjerësisht në sekretet e lashta të zbuluara në mes të periudhës së luftës. Kjo histori është një rrëfenjë për dashurinë dhe për luftën, për misteret e lashta dhe për përpjekjet për drejtpeshimin e shpirtit njerëzor.

Gjetja e misteriozes Kafkë e Fatit përbën shtysën fillestare që Zhizela të bashkojë dymbëdhjetë gra të jashtëzakonshme për të formuar Shoqërinë e Motrave të Trëndafilit. Përveçse gra me lidhje të shumta, ato janë bashkëshorte, dashnore dhe të besuara të burrave më të fuqishëm të Luftës së Dytë Botërore.

Fama, burimet dhe pasuria e familjes i sigurojnë Zhizelës mjetet për të krijuar e për të përdorur Shoqërinë, një organizatë kjo e bazuar në parimet hyjnore të dashurisë e të paqes.

Motrat përdorin shkathtësinë, joshjen, pasionin, dashurinë dhe mençurinë e tyre për t'ia punuar shërbëtorëve të Hitlerit e për të kontribuar në rënien e Rajhut të Tretë. Zhizela dhe Shoqëria e Motrave të Trëndafilit përbëjnë një pjesë të historisë së fshehtë të Luftës së Dytë Botërore.

Në roman, lexuesi do të gjejë me shumicë fakte dhe teori konspirative për ngjarje e persona të shumtë, që nga okulisti Alister Krouli e oficeri dhe shkrimtari Jan Fleming të cilët luajnë një rol kyç në kapjen e oficerit të lartë nazist Rudolf Hes, deri te dashnoret e Hitlerit e të Musolinit që punojnë në prapaskenë për të afruar fundin e luftës.

Thanë për librin

"Lufta e Dytë Botërore siç nuk e keni parë kurrë më parë. Ky udhëtim i mrekullueshëm e drithërues në historinë alternative do t'ju magjepsë, do t'ju ngrijë gjakun e më në fund do t'ju bëjë të pyesni çfarë ndodhi në të vërtetë... dhe kush ishte fitimtari i vërtetë."

Whitley Strieber, shkrimtar bestseller dhe i ftuar i radios Dremland

"Mendoni se e dini çfarë po ndodh? Aspak... interesant... të lë me gojë hapur."

The Wall Street Journal

"Xhim Marsi nuk mund të shpërfillet. Pak njerëz në vendin e tij flasin për të Vërtetën më fort se ai."

Dallas Observer

"Libri konspirativ më i mirë që kam lexuar ndonjëherë. Më pëlqeu aq shumë, sa shkova e bleva edhe një kopje për dikë tjetër në mënyrë që ky libër të shpërndahet sa më shumë në botë."

Kansas City Star

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe472
ISBN9789928002662
Titulli origjinalBota Shqiptare
V. Bot2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
StatusiI ri
PërkthyesiNikolla Langore