Cmim i reduktuar! Testamenti Shiko më të madhe

Testamenti

John Grisham BD0422

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në një zyrë në Virxhinia, një burrë i pasur dhe i moshuar po rishkruan me tërbim testamentin e tij. Me vdekjen që i rri mbi kokë, Troi Filani kërkon t'u dërgojë një kumt fëmijëve, ish bashkëshorteve dhe të favorizuarëve të tij; kumti do të nxisë një betejë të ashpër gjyqësore dhe do të ndryshojë shumë jetë njerëzish.

Më shumë detaje

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN978999275091X

1 080 Lekë

-10%

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në testamentin e tij të ri, Troi Filani përmend vetëm një trashëgimtare, që do të marrë 11 miliardë dollarët e pasurisë së tij: një grua të mistershme të quajtur Reiçëll Lein, një misionare që jeton në xhunglat e Brazilit. Neit O'Rili është zgjedhur të gjejë me çdo kusht Reiçëll Leinin. Teksa familjarët e Filanit fluturojnë si grabitqarë mbi qiellin e Uashingtonit, Neiti depërton në xhunglën e Brazilit, në një botë ku paraja nuk ka asnjë kuptim, ku vdekja të merr sapo të bësh të parin gabim dhe ku një grua, e ndjekur nga miqtë, ashtu edhe nga armiqtë, mban në duar diçka të mistershme. John Grisham, i njohur në të gjithë botën me librat e tij triller, nisi të shkruante kur, ndërsa ushtronte funksionin e avokatit, dëgjoi në gjykatë dëshminë e një vajze 12-vjeçare, e cila ishte dhunuar dhe përdhunuar. Historia e vogëlushes, që dëshmonte para jurisë, e shtyu Grisham të niste romanin e tij të parë, ku mes të tjerash analizon se çfarë do të ndodhte nëse babai i vajzës do ti kishte vrarë dhunuesit. Grisham iu deshën tre vjet për të përfunduar librin e tij të parë, Kohë për të vrarë.

Të dhëna

Faqe544
ISBN978999275091X
Viti i Botimit2004
VendodhjaTirane
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEnian Çela