I ri Dhoma Shiko më të madhe

Dhoma

Emma Donoghue MO0084

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Dhoma është letërsi e shkëlqyer klasike! Një roman i veçantë që flet për Xhekun, një djalë pesëvjeçar, bota e të cilit kufizohet në një zgëq tre metra katrorë. Dhoma është vendi ku ai ka lindur dhe është rritur; aty jeton së bashku me Manë.

Më shumë detaje

42 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MORAVA
Fletët340
ISBN9789928208323

1 000 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Historia rrëfehet nga këndvështrimi i Xhekut, një fëmije i cili nuk e ka ndier kurrë ngrohtësinë e rrezeve të diellit, nuk ka thithur kurrë ajër të pastër dhe sigurisht, nuk ka takuar askënd tjetër veç vetes, nënës së tij dhe Plakut Nik, njeriu që ka rrëmbyer dhe përdhunon vazhdimisht Manë prej shtatë vitesh. Me vendosmërinë, zgjuarsinë dhe dashurinë e paepur të nënës, Maja i ka dhënë një jetë Xhekut. Por, ajo e di se kaq nuk mjafton... as për të, as për të birin.

Sapo Xheku mbush pesë vjeç, Maja i tregon për botën e jashtme. Por ai mendon se ato janë thjesht përralla të pavërteta; megjithatë, Maja këmbëngul se ato janë të vërteta. Por, Xheku ende s’e rrok idenë e ekzistencës së një bote të jashtme, kështu që, kur Maja i thotë se duhet të arratisen, bota e tij bëhet copash.

Ajo harton një plan të vështirë arratisjeje, i cili bazohet në trimërinë e të birit, por edhe në shumë fat. Pa e ditur se është e papërgatitur që plani të funksionojë si duhet.

“Do ta zë me shkelma Plakun Nik, derisa t’ia bëj kurrizin më të butë se barkun. Pastaj, do hap Derën me Telekomandë dhe do rrëshkas si shigjetë në Hapësirën e Jashtme, për të blerë shumë gjëra në dyqanet e vërteta e do t’ia sjell Masë.

Qaj pak, por pa zë.”

“Aty Jashtë ka nga të gjitha gjërat. Tani, sa herë që mendoj për gjëra të ndryshme - për skitë, fishekzjarret, ishujt, ashensorët - më kujtohet që janë të vërteta, se të gjitha bashkë ekzistojnë aty Jashtë. Më bëjnë me dhimbje koke. Po ashtu edhe njerëzit – zjarrfikësit, mësuesit, hajdutët, të sapolindurit, shenjtorët, futbollistët e shumë të tjerë – janë të gjithë aty Jashtë. Por unë nuk jam aty, unë dhe Maja jemi të vetmit që mungojmë. A ekzistojmë ne?

THANË PËR LIBRIN

Një roman vërtet i jashtëzakonshëm. Dhoma na dhuron një mënyrë krejt të veçantë rreth të folurit për dashurinë, e njëkohësisht na jep një këndvështrim të gjallë të botës ku jetojmë.

New York Times Book Review

Nuk kam lexuar kurrë një roman kaq zemërshpërthyes dhe që të trazon stomakun njëkohësisht.... Sa për Xhekun, kaq i ëmbël dhe i zgjuar, do të doja ta nxirrja nga romani e ta shtërngoja fort, për të mos e lëshuar kurrë më.

Daily Mail

Të shikuarit e botës përmes syve të fëmijës mund të tingëllojë si diçka e çuditshme, por libri rrjedh po aq bukur sa ç’shijohet një akullore dhe autorja ndërton një portret bindës për këtë ekzistencë të pazakontë.

The Telegraph

 

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët340
ISBN9789928208323
V. Bot2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiRenato Kalemi
RomanMister&Thriller