Cmim i reduktuar! Të katra motrat mbretëresha Shiko më të madhe

Të katra motrat mbretëresha

Sherry Jones MO0022

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Autorja futet në skenën e mesjetës, me këtë histori mahnitëse të katër motrave mbretëresha, që luftojnë për pushtet. Të treguara me plot gjallëri, intrigat dhe madhështia e Europës së shekullit XIII sillen në jetë përmes zërit të këtyre grave, të destinuara për të marrë fronin, por jo pa u përfshirë në beteja të rrezikshme kundër njerëzve të tyre, për të sunduar.

Më shumë detaje

7 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MORAVA
Fletët400
ISBN978-9928-169-32-7

850 Lekë

-15%

1 000 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Mes luginave të harlisura dhe luleve të egra erëmirë të Provensës, Margarita, Eleonora, Sanshia dhe Beatrisa kanë mësuar të joshin, gjuajnë, vallëzojnë dhe debatojnë nën kujdesin e nënës së tyre ambicioze - dhe të respektojnë moton e konteshës: "Familja vjen e para". Ndërkohë që Provensa sulmohej vazhdimisht, trashëgimia dhe siguria e tyre varej nga aleancat e fuqishme. Martesa e shkëlqyer e Margaritës me mbretin Luigj IX e bëri atë mbretëreshë të Francës. Shumë shpejt, edhe Eleonora e pavarur dhe guximtare u martua me mbretin Henri III të Anglisë. Kurse Sanshia e ndrojtur dhe e përkushtuar ndaj zotit, bashkë me motrën e saj, Beatrisën e papërmbajtur, u martuan me fisnikë, të cilët i bënë ato më pas mbretëresha. Por as kurora nuk ishte garanci për mbrojtje. Armiqtë ishin ngado, duke nisur nga vjehrra hipokrite e Margaritës, deri te dashnorët hakmarrës apo baronët e etur për toka. Kishte edhe rreziqe që vinin nga brenda, që e dobësoin besnikërinë nga rivaliteti i hidhur mes motrave. Motra u hodh kundër motrës për të marrë çmimin që secila e quante të vetin - Provensën ku kishin lindur. Nga oborret plot tradhtira të Francës dhe Anglisë e deri te trazirat e përgjakshme të Kryqëzatave, Sherri Xhonsi ndjek historinë e vërtetë e të jashtëzakonshme të katër motrave magjepsëse, pasioni, pushtimet dhe pasardhësit e të cilave i dhanë formë rrjedhës së historisë.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët400
ISBN978-9928-169-32-7
V. Bot2014
VendodhjaTirane
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiTaulant Hatia