Orhan Pamuk SB0003
Libër i ri
Unë jam e kuqja është një mister vrasjeje, por edhe një meditim për dashurinë dhe devotshmërinë artistike. Orhan Pamuk nuk mban anë kur shkruan nën presionin e të dyja anëve, por mban qëndrim. Zërat dhe kundër-zërat e njerëzve dhe simboleve në këtë roman ikin dhe rikthehen vazhdimisht në kompleksitetin e tyre, për të provuar stilin dhe forcën e një shkrimtari si Orhan Pamuk
7 Artikuj
Shtëpia Botuese | Skanderbeg Books | |
| ISBN | 9789994351138 | |
Rreth librit
Vetë Orhan Pamuk nuk e ka shpjeguar përse i ka vendosur ngjarjet shekuj më parë dhe pse kërkon të analizojë jetën e miniaturistëve të këtij arti kaq pak të njohur në ditët e sotme.
Një roman që zbërthen një nga temat më të diskutuara sot në botë, atë të dy kulturave, Lindjes dhe Perëndimit, por jo me gjuhën e filozofisë, shkencës apo politikës, por gjuhën e bukur të artit, ajo gjuhë që e thotë aq thjesht gjithë atë mundim që mund t’u hajë studiuesve kjo temë delikate. “Unë jam e kuqja”, një roman sa simbolik aq edhe i thellë prek temën më të ndjeshme sot në botë, atë të dy kulturave që edhe pse kanë një bagazh të rëndësishëm historik sërish janë të përfshira në debatet se cila dominon mbi tjetrën.
Për të shuar të gjithë debatet që mund të lindnin pas botimit të këtij romani jo vetëm artistik, por dhe një prej problemeve më bashkëkohore të kohës, Pamuk shkruan në hyrje të librit se: “Lindja dhe Perëndimi i përkasin Zotit”, duke iu referuar kështu një thënieje të huazuar nga Kurani.
Ky roman që e bëri famën e këtij shkrimtari të kishte një sukses të jashtëzakonshëm në vitet ‘97-‘98 ka ardhur në shqip, nga përkthyesja Drita Çetaku. Kjo përkthyese që e ka njohur për herë të parë këtë autor në vitin 1998, vendosi, ende pa e imagjinuar si një nobelist të ardhshëm, ta sillte në gjuhën shqipe.
Kohët e përkthimit të këtij autori duket se kanë qenë të pazakonta për përkthyesen, e cila e quan edhe këtë si një sfidë që kërkon të bëjë në botën e bukur të përkthimeve. Ajo çfarë kërkon vazhdimisht ndërsa endej në faqet e këtij romani, ishte ideja që ky libër të kishte të njëjtat ndjesi si në origjinal.
Pasionet e shekullit XVI, nuk kanë pse të humbasin shkëlqimin në shekullin XXI, kur mesazhet vijnë për kohën që ne jetojmë. Për të është vetëm një gjë e rëndësishme, që përkthimi të jetë sipas standardeve të duhura, në mënyrë që nobelisti të mos zhgënjejë lexuesin shqiptar.
Thanë për librin
""Unë jam e kuqja", një botë e drejtuar nga mjegulla."
The Times
""Unë jam e kuqja", i ngrohtë, i mprehtë, vëzhgues, psikologjik dhe jashtëzakonisht i bukur. Lexoje shpejt!"
The Independent
"E kuqja e Pamukut është kulti i këtij libri."
Book Review
| Faqe | 538 |
| ISBN | 9789994351138 |
| Titulli origjinal | Skanderbeg Books |
| Viti i Botimit | 2007 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | Ribotim |
| Përkthyesi | Drita Çetaku – Turdiu |
Ky libër risjell në kujtesën e botës letrare, histori elektrizuese dashurie të njohura dhe pashlyeshme, të cilat koha jo vetëm që nuk i zbeh, por i kthen ato në pjesë të kanunit të sentimentit njerëzor. Jo më kot ky libër është identifikuar me peshën dhe forcën shenjuese të "Lolitës", të "Madamë Bovarisë" dhe " Ana Kareninës".
Autori i rrëfen lexuesit monumentet dhe parajsën e humbur të Stambollit, rrugicat e ngushta, vilat dhe kanalet osmane; na njeh me shkrimtarët, artistët dhe gazetarët. Në një mënyrë prekëse, tërheqëse dhe të magjishme Pamuku e transformon këtë biografi të pazakontë, të filluar si "portret artisti në rini", duke e shndërruar në "portret artisti në qytet"....
Ky libër duket si një ankth i pazbërthyeshëm, por është realisht vetë shtypja që të jep ndikimi i një libri jo të zakonshëm, ndjesi që e ka provuar çdokush që ia njeh shijen leximit.
"Kështjella e bardhë është një triumf i imagjinatës, libër i një nënteksti të fuqishëm, një rrëfim plot laryshi dhe intrigë njerëzore, vazhdim i idesë unikale të Orhan Pamukut mbi ekuiliibrin e brishtë të botës mes Lindjes dhe Perëndimit.
Orhan Pamuk është zëri që në kërkim të melankolisë së trishtë të qytetit të tij të lindjes, stambollit, zbuloi simbolet e reja të përplasejes dhe gërshetimit të kulturave. Akademia Suedeze për Çmimin Nobel
Shkruaj sepse e dua erën e letrës dhe të bojës. Shkruaj sepse ky është një zakon dhe një pasion. Shkruaj sepse kam frikë të jem i harrueshëm. Shkruaj sepse më pëlqen fama dhe interesi që kjo më sjell. Shkruaj për të qenë vetëm. Shkruaj me shpresën të kuptoj përse jam aq i mërzitur me ju të gjithë.
“Flokëkuqja” është vepra më e fundit në shqip e nobelistit turk, Orhan Pamuk, të cilën e ka përkthyer Spartak Kadiu në gjuhën origjinale. Një tjetër majë e mjeshtrit të letrave, fama dhe numri i lexuesve rritet çdo ditë.
“Xhevdet beu dhe të bijtë” është romani i parë i autorit nobelist, Orhan Pamuk, i shkruar në vitin 1979, në formën e një kronike të gjatë familjare e me sfond të theksuar historik.
Nobelisti Orhan Pamuk vjen me një tjetër roman të suksesshëm para lexuesve shqiptarë. "Libri i zi" është një sagë mahnitëse, një rrëfim plot mistere që të lë pa frymë dhe që me densitetin e ndodhive dhe peshën e së shkuarës që bart, të çon në zemër të një historie mbresuese.
Për Pamukun, letërsia është e lidhur pazgjidhshmërisht me jetën e përditshme dhe me identitetin. Fakti që pjesa letrare është e rrethuar nga seksionet "Jeta dhe shqetësimet" dhe "Politika, Evropa dhe probleme të tjera me të qenit vetvetja" është rrjedhim logjik i pikëpamjes së tij për letërsinë. Ngjyrat e tjera përmbajnë shtatëdhjetë e pesë reflektime dhe...
Çudia në mendjen time sillet rreth këtyre pyetjeve thelbësore të qenies sonë dhe përshkruan me një qartësi tronditëse mospajtimet mes jetës së periferive dhe asaj në zemër të qyteteve. Orhan Pamuk, nobelisti i vitit 2006, kaloi gjashtë vite me këtë roman, duke përfshirë në të më shumë se katër dekada jetë.
Romani më i ri i Orhan Pamukut, NETËT E MURTAJËS vjen ne shqip nga Skanderbeg Books. Duke u marrë me epideminë dhe karantinën e këtij ishulli imagjinar osman, Orhan Pamuk na rrëfen për nacionalizmin, politikën dhe romancën, për përplasjen mes Lindjes dhe Perëndimit.
The White Castle, Orhan Pamuk's celebrated first novel, is the tale of a young Italian scholar.
In an old mansion in Cennethisar, a former fishing village near Istanbul, an old widow Fatma awaits the annual summer visit of her grandchildren. She has lived in the village for decades, ever since her husband, an idealistic young doctor, first arrived to serve the poor fishermen. Now mostly bedridden, she is attended by her faithful servant Recep, a...