I ri Cmim i reduktuar! Ish - avokati Shiko më të madhe

Ish - avokati

John Grisham A-008218

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Grisham vjen me një libër të ri për lexuesit shqiptarë, hedhur në qarkullim nga botimet Dudaj: Një nga romanet më spektakolarë, të shkëlqyer dhe të mirëkonceptuar të shkruar ndonjëherë.

Më shumë detaje

496 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994306657

1 260 Lekë

-10%

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pikërisht mëngjesin e një të hëne trupat e gjykatësit Fosit dhe të sekretares së re gjenden në bodrumin e shtëpizës së tij buzë liqenit. Përbri kufomave, një kasafortë e hapur dhe e boshatisur. Ndërsa hetimi i FBI-së ka mbetur në vend, dikush mëton se ka dijeni për atë që ka ndodhur.  Quhet Malkolm Banister dhe është një avokat me ngjyrë me origjinë nga Virxhinia; për të qenë të saktë, një ish-avokat, i përjashtuar nga urdhri i avokatisë për shkak të përfshirjes në një skemë të larjes së parave, ndonëse është deklaruar gjithnjë i pafajshëm. Tani gjendet i burgosur në një burg federal në Merilend, tashmë ka kryer gjysmën e dënimit, por kërkon me çdo kusht të lirohet sa më parë dhe bluan diçka në mendje: të fitojë lirinë në këmbim të emrit të fajtorit. Natyrisht që FBI-ja është e interesuar për ta dëgjuar variantin e tij, edhe për faktin se Banister duket se ka dijeni të tjera, përfshirë përmbajtjen e kasafortës. Por gjithçka ka një çmim, e veçanërisht informacionet kaq të çmuara. Dhe shumë shpejt rolet këmbehen, skenarët përmbysen, në një sfidë ku çdo lëvizje është e menduar deri në detajin më të vogël.

Nga Shtëpia Botuese Dudaj - libra të tjerë të John Grisham-it: “Testamenti”, “Më në fund gjykatës”, “Të mos festosh Krishtlindjet”, “Ortaku”, “Ndërmjetësi”, “Klienti”, “Kohë për të vrarë”, “Dhoma e gazit”, “Firma”, “Apelimi”, “Rrëfimi”, “Bashkëpunëtori”, “Të fshehtat e Malit Grei”.

Të dhëna

Faqe358
ISBN9789994306657
RedaktoriKlodiana Metani
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiIlir Pustina
RomanMister&Thriller