I ri 1984 – Pegi Shiko më të madhe

1984 – Pegi

George Orwell A-005873

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Kur George Orwell shkruante këtë libër, viti 1984 ishte e ardhme. Sot, ai vit është e shkuar. Por pas kësaj vepre, viti i vërtetë 1984 do të jetë gjithmonë një datë e së ardhmes, viti i fillimit të një epoke të mjegullt për historinë e njerëzimit.

Më shumë detaje

443 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928310316

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

“1984” është një roman distopik i shkrimtarit anglez George Orwell. “Vëllai i madh po të vëzhgon” është parulla që lindi prej këtij libri, i cili shumë shpesh është   quajtur   “roman   despotik”,   ku   një   qeveri   autoritare   shikon   dhe   kontrollon gjithçka. Ai është një vizion i zymtë i së ardhmes, që shpie në pasojat ekstreme të kushteve dhe prirjeve totalitare të botës aktuale.

Regjimi totalitar i Vëllait të Madh, që vëzhgon vazhdimisht gjithkënd dhe gjithçka nëpërmjet ekraneve të panumërta, ushtron kontrollin absolut mbi veprimet dhe ndërgjegjet e njerëzve.

Gjithçka i shërben pushtetit. Librat, ga zetat, arkivat dhe mendjet falsifikohen pareshtur, sepse “kush ka në dorë të shkuarën, ka në dorë të ardhmen; kush ka në dorë të tashmen, ka në dorë të shkuarën.”

Uinston Smith është nëpunës në Ministrinë e së Vërtetës, e cila i përkushtohet përditësimit të vazhdueshëm të historisë për t’iu përshtatur rrethanave të sotme dhe aleancave të brishta. Ai bashkë me kolegët e tij mbahen nën mbikëqyrje si një masë kolektive nga prania e kudogjendshme e Vëllait të Madh që sheh dhe di gjithçka.

Në romanin “1984” ekranet e televizorit të vëzhgojnë dhe të gjithë përgjojnë njëri-tjetrin. Krimmendimi është “mëkati” që sjell vdekjen, prandaj gjithçka që ndihmon krimmendimin duhet të zhduket: liria, gjuha, ndjenjat.

Me shumë mjeshtëri, George Orwell-i eksploron temat e kontrollit të mass-medias, survejimin e qeverisë, totalitarizmin dhe metodat e një diktatori për të manipuluar dhe kontrolluar historinë, mendimet dhe jetën e njerëzve në mënyrë të atillë që askush nuk i shpëton dot.

“1984”, një nga kryeveprat e letërsisë së shek. XX, është lexuar si manifest dhe si profeci njëherazi. Ende te lexuesi i sotshëm vjen si thirrje për të jetuar pa kompromis, por edhe sikur na paralajmëron të vërtetën e ankthshme, se shtetit terrorist që mbjell vdekje është vetëm një hap larg të kthyerit në realitet: Vëllai i Madh tashmë po na vëzhgon!

Kritika

Papritur, romani i Orwell-it na duket shumë i njohur. Është një botë ku Vëllai i Madh vëzhgon vazhdimisht dhe mjetet e teknologjisë mund të përgjojnë deri në shtëpitë e njerëzve; një botë me luftëra pa fund, ku frika dhe urrejtja drejtohen ndaj të huajve; një botë ku qeveritë ngulin këmbë se realiteti nuk është “diçka objektive, e jashtme, e vetëqenësishme” por “ajo që Partia beson si të vërtetë, ajo është e vërteta.”

The New York Times

Romani i Orwell-it është një paralajmërim për racën njerëzore. Ai thekson rëndësinë e qëndresës përballë kontrollit të masës dhe shtypjes.

The Guardian

Absolutisht i jashtëzakonshëm!

Time

Orwell e krijoi personazhin e O’Brajënit për të paralajmëruar njerëzit nga intelektuali që e josh pushteti në mënyrë sadiste.

The New Yorker

Është   thuajse   e   pamundur   të   përmendësh   propagandën,   mbikëqyrjen, politikat autoritare apo shtrembërimet e së vërtetës pa marrë si referencë veprën “1984”. [...] Ai roman është njëkohësisht një ese e thellë politike dhe një vepër arti tronditëse dhe tragjike.

The Atlantic

Libra si ai i Orwell-it janë një paralajmërim i fuqishëm dhe do të ishte mëkat i madh sikur lexuesit ta interpretonin “1984” thjesht si një përshkrim tjetër të barbarizmit stalinist pa e kuptuar se, në atë vepër, fjala është edhe për ne.

Erich Fromm

“1984” nuk u shkrua vetëm për hir të stalinizmit apo për diktaturat në përgjithësi, por thjesht dhe vetëm për qeveritë. Edhe qeveritë më paternaliste dukeshin si pjesë e 1984-ës dhe fraza “Vëllai i Madh po të vëzhgon” përfaqësonte çdo gjë që ishte jashtë kontrollit të individit.

Isaac Asimov

Shumë prej ideve të këtij libri janë bërë   kaq shumë pjesë e gjuhës dhe e trashëgimisë sonë kulturore, saqë lehtësisht mund të harrohet se “1984” në fakt është një libër. Nga “Vëllai i Madh” te “Dymendimi”, peizazhi i distopisë që krijoi Orwell-i ekziston edhe në mendjet e atyre që s’e kanë lexuar librin. Ai është shndërruar në një doracak për totalitarizmin, për shtetin që vëzhgon gji   thçka, për pushtetin e mass-medias në manipulimin e opinionit publik, të historisë, madje edhe të së vërtetës.

Independent

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe298
ISBN9789928310316
Titulli origjinal1984
RedaktoriAida Baro
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiSokol Çunga
RekomandimePo
RomanMister&Thriller