I ri Judging Vendetta -The Albanian Justice System and the dark Figures of crime Shiko më të madhe

Judging Vendetta -The Albanian Justice System and the dark Figures of crime

Teuta Vodo A-006013

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

"Fenomeni i gjakmarrjes është përdorur si një katalizator për të neutralizuar dhunën e pakontrolluar midis grupeve shoqërore ku, në kontekstin e tranzicionit demokratik shqiptar, u gjend në kryqëzimin midis një faktori strukturor (sistemi i dobët i drejtësisë dhe strukturave shtetërore) dhe një faktori agjensie (vullneti për të mbrojtur nderin e dikujt përmes solidaritetit e grupit, ose rivaliteti midis grupeve).

Më shumë detaje

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789928320117

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Bazuar në literaturë, sa herë që ka një ndarje midis institucioneve dhe qytetarëve, këta të fundit janë të prirur të mbështeten tek faktorë të tjerë si ato kulturorë duke treguar se si strukturat institucionale shtetërore humbasin sa herë që përballen me normat shoqërore. Gjithsesi, edhe pse ekziston një korelacion midis krizës institucionale dhe rritjes së shifrave të gjakmarrjes, faktorët institucionalë nuk janë i vetmi faktor shpjegues për vazhdimin dhe evolucionin e gjakmarrjes. Në fakt, ekzistenca dhe evolucioni i gjakmarrjes në vitet nëntëdhjetë ka treguar jo vetëm dobësitë e gjyqësorit shqiptar dhe institucionet shtetërore, por gjithashtu krizën morale të një shoqërie që ka kaluar përmes një tranzicioni të dhimbshëm.

Kontributi që ofron ky libër është shumë i rëndësishëm si për hulumtime politike dhe kriminologjike mbi drejtësinë private ashtu edhe në praktika të tjera informale në regjimet tranzitore dhe rolin e shtetit në uljen e niveleve të krimit. Nga ana tjetër, ky libër ushqen literaturën mbi institucionalizmin e ri, duke reflektuar mbi rolin e gjyqësorit në uljen e shkallës së krimit në përgjithësi dhe vrasjeve te paramenduara në veçanti."

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Faqe318
ISBN9789928320117
V. Bot2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë