I ri Cmim i reduktuar! Jetë pas jete Shiko më të madhe

Jete pas jete

Kate Atkinson MO0085

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Nëse do të kishe mundësi të jetoje jetën për herë të dytë, çfarë do të bëje ti?! Këtë çështje trajton me shumë zgjuarsi dhe dhembshuri, Kate Atkinson-i, e cila arrin të gjejë ngrohtësi edhe në çastet më të errëta të jetës, duke shfaqur një aftësi të jashtëzakonshme për të na rikthyer të shkuarën. Në këtë libër, ajo na shfaqet në formën e saj më të thellë dhe krijuese, me një roman që nxjerr në pah më të mirën dhe më të keqen e njeriut.

Më shumë detaje

302 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MORAVA
ISBN9789928208330

960 Lekë

-20%

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Po sikur të të jepet mundësia ta jetosh jetën përsëri e përsëri, deri sa, më në fund, ta bësh ashtu siç duhet?

Po sikur të kemi një mundësi të dytë për gjithçka?

Po sikur të kemi një pafundësi mundësish për ta jetuar jetën?

A do të ishe gati ta shpëtoje botën nga fati i pashmangshëm?

A do të doje?

 

Një natë të ftohtë, me dëborë, lindi Ursula Todi, fëmija i tretë i një bankieri të pasur dhe gruas së tij. Fatkeqësisht, vdiq para se të merrte frymën e parë.

Të njëjtën natë të ftohtë e me dëborë, Ursula Todi lindi, lëshoi një të qartë të thekshme dhe nisi jetën e saj të pazakontë.

Ndërkohë që rritej, vdiq shumë herë, në një varg mënyrash të ndryshme. Sigurisht që historia dhe autorja kishin plane për të. Në fatin e Ursulës qëndron vetë fati i njerëzimit.

Kështu nis jeta e jashtëzakonshme e Ursula Todit, një jetë që, me kalimin e viteve, copëzohet shumë e shumë herë, ndërkohë që njerëzimi zhytet pa u ndalur në tragjedinë e luftës. A do ta gjejë Ursula jetë pas jete, forcën të ndryshojë fatin e saj, të njerëzve që takon dhe të gjithë njerëzimit?

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe412
ISBN9789928208330
V. Bot2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanMotivim&Vetëdije