Kenga e qenies dhe e dukjes Shiko më të madhe

Kenga e qenies dhe e dukjes

Cees Nooteboom BTI0035

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Cees Nooteboom është shkrimtar holandez, autor i një vepre të gjerë që shkon nga romani filozofik në esenë gazetareske, duke kaluar edhe nga kronikat e udhëtimeve dhe poemat. "Shkrimtar nomad dhe poliglot, i magjepsur nga kultura japoneze dhe i çmendur pas Spanjës, kujtimet zënë një vend të veçantë në veprën e tij.

Më shumë detaje

900 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Tirana Times & AIIS
ISBN9789928403803

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Cees Nooteboom, një nga shkrimtarët më të famshëm të Hollandës, që jeton ende, eksploron jetën dhe artin me një mënyrë dhe zgjuarsi të shkëlqyer metafizike, me gërshetimin e dy trillimeve, dy realiteteve. Dy shkrimtarë që takohen në një klub artesh të Amsterdamit, duke pirë verë, diskutojnë me nervozizëm rreth çdo teme që lidhet me punën e tyre dhe argumentojnë në lidhje me natyrën e trillimit. Për njërin prej tyre, një palë spaleta mbi supe e plotësojnë Georgiev, kolonelin bullgar të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Fraza banale dhe irrituese "koloneli bie në dashuri me gruan e mjekut " e ngacmon vazhdimisht atë... Si historitë e shkrimtarit dhe personazhet e tij ndërfuten me njëra tjetrën, trekëndëshi dashuri i shndritshëm i fiksionit gradualisht grumbullon më shumë zjarr, vitalitet dhe të vërteteten turbulluese. Shkrimet e Cees Nooteboom pasqyrojnë një mendim të vëmendshëm ndaj hollësive dhe simboleve, fryt i një reflektimi autentik dhe meditues. Aty gjejmë veçanërisht çështjen e kalimit nga ekzistenca në mosekzistencë, të identitetit dhe të fatit, të relativitetit të kohës dhe të hapësirës, të raporteve të shkrimtarit me historinë e realitetit, të dukshmen dhe të padukshmen", - shkruan Jacques Beaudry për të.

Të dhëna

ISBN9789928403803
RedaktoriJorgji Qirjako
Viti i Botimit2011
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
PërkthyesiUrim Nerguti