I ri Kundër shantazhit të dyfishtë Shiko më të madhe

Kundër shantazhit të dyfishtë

Slavoj Žižek BPS0074

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në këto ese, autori trajton valët e mëdha të migrimit drejt perëndimit, duke hetuar shkaqet dhe problemet që kanë shoqëruar këto lëvizje të mëdha, si dhe duke ofruar disa propozime për zgjidhjen e pasojave të tyre. Žižek ndalet edhe në çështje si dhuna, rendi neoliberal, feja, etj., dhe shqyrton rolin e tyre në krizën bashkëkohore të refugjatëve.

Më shumë detaje

43 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Pika pa Sipërfaqe
Fletët150
ISBN9789928185556

600 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Fragment nga libri

Një zbritje nëpër gjeratore

Tipari përkufizues i kapitalizmit "postmodern" është bërja menjëherë mall e vetë përvojës sonë. Gjithnjë e më pak po blejmë prodhime (sende materiale) që duam t'i zotërojmë; gjithnjë e më shumë po blejmë përvoja jetësore, përvoja të seksit, të ushqimit, të komunikimit, të konsumit kulturor. Duke bërë kështu, po marrim pjesë në një mënyrë jetese – ose, siç e përmbledh mirë Mark Slouka, "[po] bëhemi konsumuesit e vetë jetëve tona".

Nuk blejmë më sende, blejmë përfundimisht (kohën dhe) vetë jetën tonë. Në këtë mënyrë, nocioni i Michel Foucault-së i kthimit të Vetes në një vepër arti merr një konfirmim të papritur: unë blej formën trupore duke frekuentuar klubet e fitnesit; blej përndritjen shpirtërore duke u regjistruar në kurse të meditimit transhendental; blej përjetimin përmbushës të vetes si ekologjikisht i ndërgjegjshëm duke blerë vetëm fruta organike; e kështu me radhë.

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët150
ISBN9789928185556
Titulli origjinalAgainst the Double Blackmail: Refugees, Terror and Other Troubles ëith the Neighbours
V. Bot2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiArlind Manxhuka