I ri Princi i vogel - BOT Shiko më të madhe

Princi i vogel - BOT

Antoine De Saint - Exupery A-005618

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Klasiku i madh për fëmijë, por edhe për të rritur, vjen tani me këtë variant të ri e të mrekullueshëm. “Por nëse ti më zbut, atëherë ne do të kemi nevojë për njëri-tjetrin. Ti do të jesh për mua i vetmi në botë. Unë do të jem për ty e vetmja në botë…”

Më shumë detaje

92 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928004147

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

“Princi i vogël” është një nga veprat letrare më të famshme dhe më të lexuara të shekullit XX, me 140 milionë kopje të shitura dhe e përkthyer në 301 gjuhë dhe dialekte.

Edhe pse i konceptuar si libër për fëmijë, tregimi u shndërrua me kalimin e kohës në një “kult” të vërtetë, i pëlqyer edhe nga të rriturit, duke u shndërruar disa herë edhe në film.

Në qendër të kësaj historie dashurie dhe miqësie, që nis me rënien e një piloti avionësh në Sahara, qëndron Princi i vogël, i cili i thotë se ka rënë nga një asteroid i largët, ku jetonte i vetëm, me tre vullkane dhe një trëndafil të vogël, të cilin e donte pa kushte.

Pasi ishte endur në shumë planete, Princi i vogël arrin më në fund në Tokë, ku takon dhelprën e shkretëtirës me veshë të mëdhenj, e cila i lutet ta zbusë.

Në këtë skenë ndoshta gjendet çelësi i gjithë tregimit, që tregon zemrën emotive, nostalgjinë e përhershme për një miqësi të pastër.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe107
ISBN9789928004147
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 10 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim