I ri Kometa ne luginen Mumin Shiko më të madhe
Pjesë nga libri

Kometa ne luginen Mumin

Tove Jansson A-007862

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Vjen në shqip një tjetër kryevepër e letërsisë botërore për fëmijë nga shkrimtarja finlandeze Tove Jansson. Kometa ne luginen Mumin eshte nje botim ne seri qe ka fituar zemrat e lexuesve te vegjel dhe eshte botuar ne dhjetera gjuhe te botes.

Më shumë detaje

2 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet IDK
ISBN9789928136749

650 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Të gjithë banorët e luginës së Muminëve janë të emocionuar ngaqë kanë marrë vesh se pranë tyre do të kalojë një kometë.

Por ata alarmohen shumë kur mësojnë se ka mundësi që kometa të bjerë e të shkatërrojë gjithçka në luginën e tyre. Atëherë Mumintrolli së bashku me mikun e tij Snifin, vendosin të ngjiten te Observatori, që ndodhet tek Malet e Vetmuara, për të biseduar e marrë vesh më shumë nga profesorët që gjenden atje.

Gjatë rrugës ata kalojnë aventura të shumta, të mrekullueshme, me shpella të fshehta, shtëpi të ngritura majë pemëve, e kështu me radhë. Por në fund gjithçka zgjidhet më së miri dhe dielli vazhdon të ndriçojë luginën e tyre njëlloj si më parë.

Botimet IDK ka në plan botimin e gjithë serisë së Muminëve.

REVIEW

"Tove Jansson është padyshim një nga shkrimtaret më të mëdhaja të letërsisë për fëmijë të të gjitha kohërave. Ajo ka aftësinë e rrallë të shkruajë libra që iu pëlqejnë fëmijëve, por që ke qejf t'i lexosh me ëndje të madhe dhe kur i ke kaluar të gjashtëdhjetat, si unë."

- Sir Terry Pratchett

"Një kryevepër... një thesar që duhet rizbuluar."

- Neil Gaiman

"Seria e Muminëve është vepra më origjinale për fëmijë e krijuar që nga koha e Lizës në Botën e Çudirave."

- Saturday Review

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe178
ISBN9789928136749
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiVirgjil Muçi