Udhetimi Shiko më të madhe

Udhetimi

BAO0042

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Nëpërmjet këtyre librave realizohet: Kuptimi dhe përdorimi i fjalëve të reja, dëgjimi i tingujve të gjuhës së folur, lidhja e tingujve me shkronjat për deshifrimin e kodit të leximit, njohja dhe mësimi i shkronjave të alfabetit, dëgjimi dhe kuptimi i pjesës së lexuar dhe përgjigjja e pyetjeve, zhvillimi dhe kultivimi i vëmendjes dhe i përqendrimit. E kush nuk i pëlqen udhëtimet! Si fëmijët dhe të rriturit kanë nëvojën të arratisen sadopak nga rutina e përditshme dhe të shkojnë diku ku mund të relaksohen. Le të mësojmë më tepër rreth udhëtimeve dhe t’i nxisim fëmijëve kureshtjen për të udhëtuar, duke mezi i pritur ato.

Më shumë detaje

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS
ISBN9789989108570

550 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Libra të tjerë të serisë

Më tepër

Kush nuk ka ëndërruar me javë për afrimin e pushimeve verore! Shkolla mbaron në të njëjtën kohë kur fillon stina e verës. Dhe të gjithë fillojmë të ëndërrojmë udhëtimin e dëshiruar apo thjesht pushimin e merituar.

Më të vegjlit i adhurojnë në plazh lojërat me dallgët dhe rërën e lagur. Por ata ia kalojnë shumë mirë edhe në fermë duke u miqësuar me kafshët ose në një park lojërash. Dhe gjatë udhëtimit duhet të kemi durim kur ata na pyesin pa pushim: Kur do të arrijmë?

Çdo faqe e këtij libri na paraqet një pamje të vendeve ku kalojmë pushimet tona, si dhe mjetet e transportit, me të cilat lëvizim nga njëri vend në tjetrin. Fëmija, me ndihmën e një të rrituri, do t’i emërtojë dhe do të tregojë për çdo mjedis, objektet që ndodhen në të dhe shumë gjëra të tjera.

Ky libër nxit kureshtjen dhe aftësitë vëzhguese, ndërkohë që fëmija argëtohet duke luajtur me tingujt dhe shkronjat.

Në fund të faqes së djathtë të çdo libri ka një pyetje të thjeshtë dhe argëtuese, së cilës fëmija vetë apo i ndihmuar nga ndonjë i rritur duhet ti përgjigjet për të zbuluar personin apo objektin e fshehur.

Të dhëna

Faqe30
ISBN9789989108570
VendodhjaTirane/Prishtine/Shkup
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 3 vjeç