Cmim i reduktuar! Interpretimi i kontrates Shiko më të madhe

Interpretimi i kontrates

Grup autorësh A-003415

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Interpretimi i kontratës prezantohet pas botimit të Kodit Civil Italian nga avokati i njohur Lisenko Moçka, si një kontribut i rëndësishëm në fushën e së derjtës, pasur parasysh se kjo është ndër veprat e pakta të këtij lloji, të publikuara jo vetëm në vendin tonë, por që prezantohet edhe në vendin e origjinës, në Itali. Vepra përbëhet nga 5 pjesë; profili historik, orientimet doktrinore, rregullat e përgjithshme të interpretimit, teknika dhe natyra e aktit të interpretimit

Më shumë detaje

20 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Jozef
Fletët882
ISBN9789928280114

2 465 Lekë

-15%

2 900 Lekë

Share

25 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Me qëllim që punimi i realizuar të bëhet më i kuptueshëm për lexuesit janë bërë mbi 478 ndërhyrje në formën e sqarimeve, komenteve të ndryshme si dhe janë përkthyer dhe përshtatur në gjuhën shqipe (shumë prej të cilave shoqëruar edhe me burimet e informacionit) fjalë, grupe fjalësh, fjali dhe periudha të ndryshme, të veçuara ose të përbëra, tituj dhe vepra të autorëve që kanë lidhje me interpretimin e kontratave nga gjuha latine e vjetër, franceze, gjermane, ruse, greke ose në formën e dispozitave përkatëse nga Kodi Civil Italian.

Interpretimi i kontratës vjen tek juristët dhe interpretuesit shqiptarë si një nga punimet e çmuara të civilistëve italianë, Prof. Giorgio Resta dhe Prof. Gianluca Fonsi, nën kujdesin e Prof. Piero Guido Alpa, njërit prej figurave më të spikatura të jurisprudencës italiane, i cili i përket asaj plejade autoritare të juristëve të periudhës së para dhe pasluftës së dytë botërore.

Vepra ka karakter të theksuar utilitar pasi në të trajtohen gjerësisht jo vetëm nga ana teorike, parimet e interpretimit të kontratave, por edhe mënyrat e aplikimit të tyre në praktikë, sipas institucioneve përkatëse në përmbajtje të kodit civil. Kjo vepër merr përsipër të shërbejë si udëhrrëfyes jo vetëm për interpretuesin (gjyqtarin) por edhe për të gjithë studiuesit dhe interpretuesit e tjerë.

Në të shpjegohet gjerësisht dhe konkretisht se çfarë është rreziku kontraktor dhe cilat janë teknikat e interpretimit, cila është natyra e aktit dhe teknikat e interpretimit, cilat janë rregullat që duhet të respektojë interpretuesi (gjyqtari) në riformatimin e vullnetuit dhe qëllimit të përbashkët të palëve cilat janë hapësirat ligjore të gjyqtarit në interpretimin e kontratës për respektimin e palëve dhe për të mos zëvendësuar këtë vullnet me bindjen e tij të brendshme.

 

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët882
ISBN9789928280114
V. Bot2018
VendodhjaDurres
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveBotimi i dytë
Përmasat17 x 24
PërkthyesiLisenko Moçka