E drejta penale, Teori, kazuse dhe materiale Shiko më të madhe

E drejta penale, Teori, kazuse dhe materiale

Jonathan Herring UE0085

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër E drejta penale nuk mund të jetë gjë tjetër veçse filozofia e fajësisë, duke e parë atë në funksionin e vet parësor, por sigurisht që brenda kësaj, vijnë dhe radhiten të gjitha aspektet e tjera që kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me kryerjen e krimit dhe me autorësinë e tij: lidhja shkakësore, veprimi apo mosveprimi, tentativa, mbrojtja e nevojshme, nevoja ekstreme.

Më shumë detaje

497 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9788888406910

1 900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Thanë për librin: Botimi në shqip i së drejtës penale angleze, botuar nga katedrat e Universitetit të Oksfordit, mendoj se është një eveniment i rëndësishëm në historinë e zhvillimit të së drejtës penale për të gjithë klasën e juristëve në Shqipëri. Ajo që konstatohet sot me keqardhje është pikërisht fakti se e drejta penale si teori në mjediset akademike dhe në atë të praktikës juridike në Shqipëri është në një gjendje dekadence teorike që sa vjen dhe po bëhet edhe më e thjeshtuar në aspektin e saj teorik. Sigurisht që ka shumë arsye në këtë ndodhje, por, ajo më kryesorja, ka qenë se asnjëherë në Shqipëri nuk ka pasur një tekst bazë të niveleve të larta që mund të ishte përkthyer nga një universitet prestigjioz. Përpara një gjendjeje të tillë, teksti që i paraqitet lexuesit akademik, të praktikës dhe atij studentor të nivelit të dytë, do të sjellë me vete një ndryshim cilësor në konceptimin teorik të së drejtës penale. E drejta penale nuk mund të jetë gjë tjetër veçse filozofia e fajësisë, duke e parë atë në funksionin e vet parësor, por sigurisht që brenda kësaj, vijnë dhe radhiten të gjitha aspektet e tjera që kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me kryerjen e krimit dhe me autorësinë e tij: lidhja shkakësore, veprimi apo mosveprimi, tentativa, mbrojtja e nevojshme, nevoja ekstreme. Që të gjitha kanë një tipar të veçantë teorik dhe së bashku vijnë dhe krijojnë në fakt vetë mozaikun e së drejtës penale. Gjithçka që lidhet me penalitetin vjen dhe formëzohet si përfundim te një dënim penal apo te një sanksion penal. Eshtë kjo arsyeja që gjithçka, që në historinë e zhvillimit të shtetit dhe të qytetërimeve është quajtur si diktaturë, tirani dhe liri, ka ardhur drejtpërsëdrejti nga niveli dhe karakteri i së drejtës penale. Si ka qenë filozofia e saj: liberale dhe racionaliste për të krijuar një korpus logjik dhe të arsyeshëm të gjykimit të krimit, apo ka qenë një konglomerat arbitrar që nuk ka pasur aspak lidhje me filozofinë e krimit, me fajësinë dhe me gjendjen mendore ose psikike të personit të gjykuar për veprën penale që është akuzuar? E gjithë kjo tablo, sigurisht që na bën të vetëdijshëm se ecuria progresive e filozofisë ku mbështetet e drejta penale në përgjithësi, ka ecur hap pas hapi me ritmin e vetë lirisë së individit. Kohët kanë ndryshuar në drejtim të personalitetit dhe garancisë së lirive të individit, dhe kjo sigurisht ka pasur paralelen e vet edhe në ecurinë e së drejtës penale. Po kështu edhe arsyetimi teorik i vetë dënimit, ka ndryshuar sipas progredimit të lirisë në kohë. Pikërisht këtë sjell edhe teksti që i paraqesim jurisprudencës shqiptare për të drejtën penale: konceptimin modern të dënimit dhe të influencës së tij në rregullimin e ekuilibrit shoqëror. Spartak Ngjela

Të dhëna

Faqe526
ISBN9788888406910
Viti i Botimit2013
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiSpartak Ngjela/ Alkeda Reçi/ Edlira Stavre