I ri Ushqimet që shpëtojnë jetë Shiko më të madhe

Ushqimet qe shpetojne jete

Michael Greger/Gene Stone BLV0044

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Përse t’i varni shpresat tek ilaçet dhe kirurgët për të kuruar sëmundjet më kërcënuese për jetën, kur mund të merrni vetë vendimet e duhura për të mos u sëmurur fare? Libri “Ushqimet që shpëtojnë jetë” jep këshilla të vërtetuara shkencërisht për parandalimin e sëmundjeve më vdekjeprurëse, si: sëmundjet e zemrës, kancerin e gjirit, kancerin e prostatës, sëmundjet e lidhura me tensionin e lartë dhe diabetin. Ai gjithashtu paraqet përfitimet e jashtëzakonshme shëndetësore, që mund të arrihen me një regjim shumë të thjeshtë.

Më shumë detaje

988 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Living
ISBN9789928216328

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Bazuar në studimet shkencore më të fundit, “Ushqimet që shpëtojnë jetë” ekzaminon në mënyrë të detajuar secilën nga sëmundjet më të përhapura të ditëve të sotme, duke iu kushtuar secilës prej tyre nga një kapitull të plotë, ku shpjegohet si dhe pse, nëse shtojmë konsumimin e disa ushqimeve dhe shmangim disa të tjera, mund të reduktojmë në minimum rrezikun e sëmundjes apo rikthimin e saj.

Duke e vënë theksin në historikun shëndetësor familjar, por pa përjashtuar nevojat individuale, dr. Michael Greger paraqet një regjim praktik që ju ndihmon të merrni vendimet e duhura për të pasur një jetë më të gjatë, por mbi të gjitha, më të shëndetshme.

Të dhëna

Faqe477
ISBN9789928216328
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBlerta Toçilla