Jeto Dashuro Ushqehu Shiko më të madhe

Jeto Dashuro Ushqehu

Uarda Shahinaj UAR0001

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në këtë libër janë pasionet e Uarda Shahinaj, e dhënë pas kuzhinës, natyrës, ushqimit dhe dëshirës për t’i ndarë me njerëzit gjërat që bën me plot dashuri dhe përkushtim. Erëzat, antipastat, supërat, sallatat, salcat, pjata e parë, pjata e dytë, pjatanca, mishi, peshku dhe ëmbëlsirat, - të gjitha sipas Uardës. Ky nuk është thjeshtë një libër kuzhine: Këtu gjeni këshilla si të shtroni tavolinën, ushqyerja sipas vakteve, mjetet që i duhen një amvise dhe si duhet të përgatitet tavolina sipas festave të caktuara

Më shumë detaje

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN9789928424662

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Fillesat e pasioneve të Uarda Shahinaj nisën me blogun e saj Adda’s All, dhe pas të cilit hapi edhe një faqe në Facebook me të njëjtin emër. Dhe nuk ka mbetur vetëm një blog kuzhine, por një hapësirë për të promovuar një stil jete, me shumë dashuri për ushqimin dhe udhëtimet, me erëza dhe ngjyra nga e gjithë bota dhe me kthime të pashmangshme në aromën e shtëpisë, siç edhe quhet kapitulli i fundit i librit të saj të parë.

Ka punuar një vit e gjysmë për të përgatitur “Jeto Dashuro Ushqehu”, e ndihmuar edhe nga e motra më e vogël që e ka shoqëruar dhe mbështetur gjithmonë, që nga eksperimentet mbi furrnelën e sistemuar në një cep në ballkon, në kohën e adoleshencës, e deri te hapja e blogut.

Fillimi, si zakonisht, ishte i thjeshtë. Fotot i bënte me celular. Nuk priste asgjë të madhe në shkëmbim. Ishte e njëjta dëshirë si kur gatuan ca biskota të mira dhe do që t’i provojnë të gjithë që mund të vijnë atë ditë në shtëpi, por e përshtatur me kushtet e virtualitetit. Dhe mikeshat aty nisën të shtoheshin.

“Duke u rritur kuptova që kishte ardhur koha të blija një aparat profesional, që pjatat të paraqiteshin po aq bukur sa ishin në realitet. Pas ëeb-it e pashë të arsyeshme të kisha dhe një fanpage në Facebook, ku kam shumë mikesha, që shikojnë dhe mbështesin çdo recetë timen, gatuajnë dhe konsultohen për çdo pyetje të paqartë mbi gatimin. Kjo më bën të ndihem e lumtur. Mënyra për t’i falënderuar ishte dedikimi i disa faqeve të librit për fanset më të mira.”

E ka organizuar në dhjetë kapituj kryesorë me ushqime sipas radhës së servirjes dhe e ka plotësuar edhe me ca informacione shtesë mbi pajisjet e kuzhinës. Tek-tuk nëpër faqe gjen edhe foto vendesh që ajo ka vizituar. E njëjta gjë ndodh edhe në blog, ku, prej hapësirës më të bollshme, fotot dhe përshkrimet për vendet që viziton janë më të zgjeruara.

Është një botë ku Ada fut gjithë pasionet e saj, “gjithçkaja e Adës”, si një bllok kujtimesh nga ato të fëmijërisë, plot vizatime, figura, foto, përshkrime, një kinkaleri me xhingla që as preken, as shiten, thjesht kundrohen e nga mund të dalësh i frymëzuar, për të bërë një udhëtim, për të gatuar një ëmbëlsirë të mirë, por mbi të gjitha për të ndjekur ëndrrën tënde.

“Mendoj se po e deshe diçka fort, e arrin. Normalisht dhe ana financiare luan një rol të rëndësishëm, por me punë e dëshirë arrihet gjithçka. Unë jam një gjysmë shtëpiake, pasi ndihmoj bashkëshortin në biznesin tonë familjar dhe kjo me lejon t’i dedikohem pasioneve te mia. Të bërit “zonjën e shtëpisë” nuk është aq e thjeshtë sa duket. Të duhet ta programosh ditën shumë të detajuar, që çdo gjë të funksionojë ashtu si duhet.”

Dhe në programin e saj nuk ka si të mungojë gatimi. Kujdeset së pari për të përzgjedhur ato fruta dhe perime që do i bënin pjatat më të shijshme, duke përdorur njohuritë e marra gjatë studimeve në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe kërkon çdo erëz që ia plotëson recetën.

Eksperimenton pa u lodhur dhe nëse ia ka dalë dikur në Shqipëri, në vitet ’98, ’99, tani që jeton jashtë, i duket gjithçka një kopësht me lule.

Nëse dikujt ky libër mund t’i kujtojë “Eat, pray, love”, për Adën, titulli “Jeto, dashuro, ushqehu”, është krejt personal. “E studiuam me kujdes se çfare roli luan gatimi në jetën e njeriut, sa kënaqësi dhuron ushqimi, jo vetëm kur e shijon, por edhe kur fton një grup miqsh në shtëpi dhe gatuan për ta, është kënaqësi e dyfishtë kur komplimentohesh se sa gjëra të mira ke gatuar.”

Dhe nga kjo kënaqësi ajo ka marrë boll dhe edhe prej saj, ashtu si dhe prej pasionit të gatitmit, është e motivuar për të përgatitur një libër të dytë.

 

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe236
ISBN9789928424662
V. Bot2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë