Vlora, Nimfa e Mesdheut

Argjiro RAT0002

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në botimin Art & Trashëgimi “Vlora, Nimfa e Mesdheut”, kushtuar qytetit të Vlorës do të gjeni pjesë të historisë mijëravjeçare të këtij qyteti, konceptuar si një dossier, ku përfshihet arti, kultura, tradita tregtaro – ekonomike, monumentet historike dhe ato të kultit, si dhe personalitetet dhe figurat e shquara që ka nxjerrë ky qytet. E konceptuar si një revistë dygjuhëshe, në shqip dhe anglisht, Art & Trashëgimi synon të promovojë historinë dhe kulturën e vendit tonë, për ta sjellë atë sa më pranë publikut vendas dhe të huaj.

Më shumë detaje

46 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN978992814065

3 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Vlora që na sjell ky botim, është ajo e shfaqjes së qytetit, e gjurmëve të para, e historisë së tij, nëpërmjet historive të personazheve që e bënë këtë qytet. Tek rrëmoj në librat e historisë për Vlorën, tek përshkoj shkrimet e Emin Rizës, Aleksandër Meksit, Neritan Cekës, Bardhosh Gaçes, Norvruz Bajramajt, Fatos Baxhakut, Nevila Nikës, Vasil Toles etj. Ky botim është një kontribut modest në ruajtjen e historisë dhe vlerave të Vlorës e që do të shërbejë si një udhërrëfyes për të gjithë ata që duan të rizbulojnë historinë e saj.

Një moment i rëndësishëm në historinë e Vlorës është Deklarata e Pavarësisë, më 28 nëntor të vitit 1912, nga Ismail Qemali, që shënoi fundin e 500 viteve të sundimit Osman në Shqipëri. Pasuria e një portreti historiko – kulturore e artistike të një qyteti e bën një ndërrmarje të tillë tepër komplekse, por të arrirë.

 

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Faqe190
ISBN978992814065
V. Bot2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitRevistë
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë