Tirana, Rikthimi i Muzave

Argjiro RAT0001

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Numri i katërt i periodikut Art & Trashëgimi, Tirana, Rikthimi i Muzave, i kushtohet qytetit të Tiranës. Ky numër i revistës periodike Art & Trashëgimi përpiqet ta shfaqë Tiranën ndryshe, të sjellë tek lexuesi dritë-hijet e kryeqytetit shqiptar, cilat janë origjinat e Tiranës, lashtësia e saj, si u ndërtua Tirana, si u bë kryeqytet, toleranca dhe bashkëjetesa fetare, historitë mesjetare të dashurisë, legjendat përreth saj, arti në kohën e komunizmit, traditat muzikore dhe veshjet karakteristike, njerëzit dhe personazhet që e bënë Tiranën.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fletët184
ISBN9789928144041

3 000 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pasuria e një portreti historiko-kulturor e artistik të një qyteti e bën një ndërrmarje të tillë tepër komplekse, por të arrirë. Ky botim do të shërbejë si një udhërrëfyes për të gjithë ata që duan të rizbulojnë gjurmët e proçesit transformues të Tiranës.

Tek Art & Trashëgimi, “Tirana, Rikthimi i Muzave” do te gjeni artikuj e studime të shumë personaliteteve të njohur të fushës së artit, kulturës, letrave, historise, si Aleksandër Meksin, Sulejman Dashin, Ardian Marashin, Emin Rizen, Gjerak Karaiskaj, Valter Gjoni, Fatos Baxhakun, etj.

E konceptuar si një revistë dygjuhëshe, në shqip dhe anglisht, Art & Trashëgimi synon të promovojë historinë dhe kulturën e vendit tonë, për ta sjellë atë sa më pranë publikut vendas dhe të huaj.

 

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët184
ISBN9789928144041
V. Bot2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitRevistë
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë