Dhurata 5 Regalidea Ortensia 9 & Sekreti i Krishtlindjes

Grup autorësh A-007609

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Permes ketij seti, ne synojme qe te bejme bashke librin dhe dhurata te ndryshme ne prag te festave te fundvitit. Prandaj, kemi bere bashke nje shporte festive me librin me te fundit “Sekreti i Krishtlindjes” të autorit më të njohur të romancave të Krishtlindjes, Richard Paul Evans, duke besuar fort se kjo dhuratë do ta ndeze me teper atmosferen e festave te fundvitit.

Më shumë detaje

1000 Artikuj

5 800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti permban: 

Shporte festive Regalidea Ortensia 9 pc

Elemente te kombinuar se bashku per tju dhuruar ndjesine e ngrohte festive me te dashurit tuaj.

Brenda shportes do te gjeni produktet si e poshte:

- Cotechino Emiliano cotto 250 gr

- Thjereza tradicionale Schioppi 150 gr

- Sallam Nostrano 100 gr

- Tarallini Classici Gran Forno 100 gr

- Fusili Artigiani della Pasta 250 gr

- Salce me kerpudha porcini Gourmet in Tavola 185 gr

- Kerpudha te thata Gastronomia 15 gr

- Vere e kuqe Grappolo d'Oro 75 cl

Shporta eshte e importuar nga Italia

Sekreti i krishtlindjes nga Richard Paul Evans

Botimet Living prezantojnë librin “Sekreti i Krishtlindjes”nga Richard Paul Evans, vazhdim i serise me dy vellime te tjera “Premtimi i Krishtlindjes” dhe “Streha e Krishtlindjes”.

I dashur univers,

A ka njeri aty?

Me idenë se nuk e lexon askush, një blogere e vetëquajtur LBH shkruan për ndjenjat e saj më të fshehta, veçanërisht për vetminë që duket sikur po e mbyt. Ditë pas dite ajo pyet veten se si do të ndihej, sikur dikush të donte t’ia dinte për të.

Aleks Bartleti, në Dejtona Biç, Florida, lexon postimet e saj dhe gjen veten në çdo lexim, në çdo shkrim që i duket si një pasqyrë e jetës së tij. Duke ndjekur një gjurmë të lënë pa dashje nga LBH-ja, ai niset për në Midueji, Jutah, i vendosur për të zbuluar se kush është ajo grua, për të cilën di vetëm se emri i fillon me L dhe mbiemri me H. Në vend të saj, me të mbërritur atje njihet me Arian.

Në fund, Aleksi e gjen LBH-në, një grua sa të bukur, aq edhe të mirë, ashtu siç ai e kishte imagjinuar në netët e gjata pa gjumë. Por si t’ia thotë që ai e di sekretin e saj? Çfarë e pengon ta bëjë këtë? Mos ndoshta ndjenjat për Arian?