Te fshehtat e Masonerise Shiko më të madhe

Te fshehtat e Masonerise

Laurence Gardner BOT0196

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në këtë libër autori na paraqet origjinat misterioze të vëllazërisë më enigmatike, më me ndikim dhe më të diskutuar të botës perëndimore. Me botimin e këtij libri, tashmë masoneria në Shqipëri do të dekodohet, sepse autori i këtij libri të rrallë, ka qenë antar i Masonerisë dhe ka milituar për një kohë të gjatë në Masoneri dhe temën e këtij libri e ka përballuar me një sy kritik.

Më shumë detaje

495 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare

1 250 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Laurence Gardner ka studiuar historinë, strukturën organizative dhe praktikën, në kontekstin e thellimeve të mëdha, në brendësinë e të cilave kanë dalë gjithmonë lidhjet me Masonerinë, të dobëta apo të forta qofshin. Këto kërkime e kanë çuar autorin e librit të përballojë, duke i studiuar thellë, tema si institucionet kalorsiake, shoqëritë filozofike dhe të tjera grupe që, në rrjedhën e shekujve, kanë ushtruar një ndikim të thellë mbi strukturat monarkike dhe qeveritare.

Që nga koha kur, rreth 300 vjet më parë, në vitin 1717 u themelua e para Lozhë e Madhe angleze, librat kushtuar Masonerisë kanë qenë të shumtë. Botohen me vazhdimësi të rregullt dhe gjenden me sasi nëpër raftet e librarive të vendeve si Anglia, Amerika, Franca dhe të tjerë akoma.

Ky prodhim i konsiderueshëm i përket dy kategorive të mëdha: librat e shkruar nga masonët dhe ata jo të shkruar nga masonët. Në këtë rastin e fundit mundet ende të bësh dallim midis botimeve pro e kundër dhe, sidoqoftë, bëhet fjalë për shkrime të bazuara mbi "thuhet". Librat e përpiluar nga masonët u drejtohen, në përgjithësi, lexuesve masonë.

Edhe pse, nganjëherë, marrin një ton pak autoritar, bëhet fjalë për tekste të lidhura me doktrina të ndryshme dhe shpesh kushtuar ndonjë aspekti të veçantë doktrinar, me interes të pakët për të mos thënë hiç për një lexues të rregullt e të përgjithshëm. Në literaturën e specializuar lexohet dendur se Masoneria nuk është aspak një shoqëri e fshehtë dhe kjo gjë është padyshim e vërtetë, pasi është e vështirë të mos e dish që ekziston dhe se nuk kërkohet asnjë fshehtësi për pranimin në të.

Në realitet, bëhet fjalë për një argument të pathemeltë, si të kërkosh të ndash qimen klasike më dysh, sepse njëri prej angazhimeve masone është pikërisht ai që anëtarët duhet "t'i ruajnë sekret dhe të mos i zbulojnë" aspektet e dijes që është në fuqi brenda lozhës. Dhe kështu që, edhe pse nuk bëhet fjalë për një shoqëri të fshehtë, është sigurisht një shoqëri që dikton heshtje dhe, për të huajt, ky qëndrim është i barasvlershëm me fshehtësinë.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe500
V. Bot2009
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 18 vjeç
Numri i botimeveI parë