60 vjet diplomanci ne Lindjen e Mesme Shiko më të madhe

60 vjet diplomanci ne Lindjen e Mesme

Trita Parsi A-007709

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Libri sjell fakte të njohura dhe të panjohura të historisë së Lindjes së Mesme qysh pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, histori të luftrave të nxehta, sidomos ato mes arabëve dhe Izraelit, dhe përpjekjeve e prapaskenave diplomatike.

 

Më shumë detaje

1000 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Helga's Secrets
ISBN9789928090171

1 250 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Thelbi i deduksionit të tij për këto të fundit, pra për ujditë diplomatike, me ilustrime të pakundërshtueshme, është se ato janë ujdi të gënjeshtërta, asnjëherë të zbatuara me korrektësi në pika e në germa.

Këtu flitet për ujditë publike dhe ujditë sekrete. Sidomos analizohen marrëdhëniet e Iranit me Izraelin, qysh me Shahun dhe më pas me ajatollahët e postrevolucionit islamik të Iranit dhe ndryshimin e kahut të tyre. Izraelitët kanë armiq të tyre të hidhur popullatat e tjera semite të vendeve arabe, ndërsa me Iranin e ka lidhur ideja se Irani nuk ishte një popull arab, por arian.

Ky rajon, për shkak të energjisë së naftës që zotëron, është shumë delikat dhe syri i Fuqive të Mëdha ka mbi një shekull që është ngulur pa u mbyllur asnjë çast në këtë territor dhe te këta popuj.

Dihet një lidhje speciale mes SHBA dhe Izraelit, madje është vullneti i kësaj të fundit që imponon politikën e superfuqisë së vetme, SHBA, për raportet me popujt dhe shtetet e tjera në rajon. Libri ka edhe shumë informacion të panjohur të cilin publiku shqiptar duhet ta njohë mirë, pasi nga kjo zonë e planetit tonë i kanë ardhur shumë rreziqe, deri me rrezikun e fundit para dy muajsh kur bota u rrezikua nga një konflikt i Fuqive të Mëdha në Mesdhe që nëse do të kishte ndodhur, përmasat e të keqes që mund të sillte do të ishin apokaliptike e me ndikim mbi të gjithë popujt që nuk ishin të përfshirë direkt në konflikt.

Autori është shumë gjakftohtë në vlerësimet e tij. Libri është shkruar me dëshirën e mirë që SHBA të zbutin qëndrimin e tyre ndaj Lindjes së Mesme dhe sidomos Iranit e të gjitha vendet, sidomos Izraeli, t'i largohen politikës së konfliktit e të ballafaqimit ushtarak. Libër i vlefshëm për studentët e shkencave politike, të diplomacisë, politikanët dhe të gjithë studiuesve dhe lexuesve që kanë interes për politikën dhe historinë.

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Faqe630
ISBN9789928090171
V. Bot2013
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë