Mbi luften Shiko më të madhe

Mbi luften

Carl Von Clausewitz A-007685

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër sjell teorinë e Clausewitz për luftën, - i vlerësuar si një nga librat më të mirë pas veprës së Sun Tzu-s, Arti i luftës. Ky botim ka qenë një manual, parimet e të cilit janë ndjekur që nga dy luftërat botërore deri në ditët tona. Libri i këtij teoricienti të madh duhet të jetë në bibliotekën e çdo ushtaraku apo individi në kohë të vështira.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Helga's Secrets

1 600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Carl von Clausewitz ishte një gjeneral dhe strateg prusian në fundin e shekullit XVIII dhe fillimin e shekullit XIX, që u angazhua në Luftërat Napoleonike. Ai është i famshëm për veprën e tij “Vom Kriege” (Mbi luftën) e botuar në vitin 1832.

Clausewitz është i famshëm për aforizmin e tij se “Lufta është vazhdim i politikës me mjete të tjera”. Ai e përkufizon luftën si “një akt dhune që synon ta detyrojë kundërshtarin të përmbushë vullnetin tonë”. Fitorja është objekti, dhe dhuna është mjeti. Faktorë të tjerë kanë rëndësi vetëm për aq sa ndikojnë në aftësinë e një gjenerali për të fituar luftën.

Lufta kërkon agresion. Pozicioni mbrojtës është më i forti, por ai kërkon një mbrojtje absolute që e kundërshton idenë e luftës. Ofensiva është e nevojshme për të fituar luftën dhe për të arritur një objektiv pozitiv. Clausewitz favorizon një qasje të guximshme të rrezikut të balancuar me llogaritjet racionale. Një gjeneral i madh është ai që zbaton me sukses një strategji maksimale, në të cilën arrihet rezultati më i mirë.

Përkufizimi më i ngushtë i luftës nga Clausewitz, i dha atij mundësinë të bënte një dallim shumë të qartë midis gjendjeve të luftës dhe paqes. Sipas tij, konflikti ekziston vetëm kur ushtria është e angazhuar. Prandaj, fitimi i një lufte është mënyra më e shpejtë dhe më efektive për ta kthyer shoqërinë në një gjendje paqeje.

Clausewitz e konsideron forcën jo vetëm të nevojshme, por edhe si strategjinë më efektive. Sipas tij duhet të përdoret sa më shpejt që të jetë e mundur forca maksimale për t’i dhënë fund luftës në afatin më të shkurtër të mundshëm. Clausewitz është i orientuar drejt rezultateve.

Sipas tij efektiviteti është më i rëndësishëm sesa efikasiteti, dhe burimet e humbura në një betejë të madhe mund të rikuperohen nëse beteja sjell një fitore vendimtare që i jep fund luftës. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se Clausewitz ishte i verbër ndaj faktit se burimet njerëzore janë të vështira të zëvendësohen pasi i ke humbur.

Për të arritur fitoren në mënyrën më të mirë, duhet që forca të ushtrohet me guxim dhe strategji. Një komandanti ideal mund t’i balancojë që të dyja këto. Ai është i aftë dhe vendimtar, një gjeni strategjik dhe taktik, dhe ka një fuqi të madhe të mendjes, imagjinatës dhe forcës së vullnetit.

Fitorja ideale e Clausewitz është asgjësimi i plotë i ushtrisë së armikut në një betejë të madhe vendimtare. Mjeti kryesor për zbatimin e strategjisë së tij është ai i forcës. Në dispozicion janë edhe mjete të tjera, por ato nuk konsiderohen parësore.

Sidoqoftë, thjeshtësia në dukje e formulës së Clausewitz, nuk duhet të ngatërrohet me mungesën e sofistikimit. Ai shkroi:“Në luftë çdo gjë është shumë e thjeshtë, por gjëja më e thjeshtë është në fakt më e vështira”.Sipas tij gjeneralët duhet të jenë në gjendje të kapërcejnë çdo lloj rrethanash dhe vështirësish të paparashikuara.

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Faqe563
V. Bot2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Grupmoshambi 14 vjeç