I ri Hyrje ne komunikim – UET Press Shiko më të madhe

Hyrje ne komunikim – UET Press

Grup autorësh UE0211

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky tekst prestigjioz i shtëpisë botuese universitare “Oxford University Press”, është përzgjedhur prej vitesh si literaturë bazë për studentët e Komunikimit, ndërsa botimi i fundit, i përditësuar, vjen si kontribut i një grupi pune ekspertësh dhe pedagogësh me përvojë të Departamentit të Komunikimit në UET ndër vite, duke veçuar ndër ta lektorët Dritan Idrizi dhe Marisa Dhoska, që i janë dedikuar përkthimit të drafteve fillestare të këtij libri.

Më shumë detaje

11109 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789928388155

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

21 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Teza se komunikimi njerëzor vlen të mësohet, është tërheqëse. Le të përmendim përfitimet praktike: Komunikuesit efektivë ka të ngjarë që të jenë më popullorë ndër moshatarët e tyre, të kenë punët që duan, të kenë karrierë të suksesshme dhe të konsiderohen miq tërheqës dhe partnerë romantikë. Komunikimi është më shumë sesa një përmbledhje teknikash. Hyrje në Komunikim parashtron për lexuesit fushën e studimeve që qëndron pas këtyre aftësive të jetës së përditshme. Jeni të ftuar që për secilën faqe të këtij libri të bëni pyetjen: A është përmbajtja e rëndësishme, e shpjeguar qartë dhe e dobishme?

Ky botim i ri bazohet në përqasjen e suksesshme që u ka shërbyer më shumë se 1 milion studentëve. Në vend që të përqendrohet ose tek aftësitë, ose tek studimet, Hyrje në Komunikim rrok idenë se këto përqasje përforcojnë njëra-tjetrën. Përmbajtja është miqësore ndaj lexuesit dhe e përditësuar, por jo e tej-thjeshtëzuar. Shembujt nga jeta reale dhe imazhet e përzgjedhura për të ngjallur diskutime, i bëjnë konceptet më interesante, të qarta dhe domethënëse për studentët.

* * *

Ky tekst universitar hyrës në fushën e komunikimit është një literaturë kanonike, gati universale për nga përdorimi i gjerë që ka në shumë universitete jo vetëm në SHBA, por edhe në Europë e më gjerë, duke qenë se ofron përgjithësime dhe strategji praktike e tejet konkrete për temat e lidhura me komunikimin në nivel universitar dhe njëherazi mjaft të kuptueshëm për studentët dhe të pasionuarit pas komunikimit. Ky tekst prestigjioz i shtëpisë botuese universitare “Oxford University Press”, është përzgjedhur prej vitesh si literaturë bazë për studentët e Komunikimit, ndërsa botimi i fundit, i përditësuar, vjen si kontribut i një grupi pune ekspertësh dhe pedagogësh me përvojë të Departamentit të Komunikimit në UET ndër vite, duke veçuar ndër ta lektorët Dritan Idrizi dhe Marisa Dhoska, që i janë dedikuar përkthimit të drafteve fillestare të këtij libri.

Kontekstualizimi i mëtejshëm, i temave të diskutuara në këtë libër, mbetet sfidë dhe përgjegjësi e vetë lektorëve që e kanë përdorur, ose do ta bëjnë pjesë të kurrikulave akademike universitare, librin. Megjithatë, vetë teksti përmban një aparat metodologjik shumë efikas dhe ofron shpesh kontekstualizime kulturore, pavarësisht se shembujt dhe ilustrimet lidhen më së shumti me kulturën dhe praktikat kulturore e shoqërore amerikane. Nga ana tjetër, organizimi i përmbajtjes sipas një strukture mjaft praktike krijon lehtësi përdorimi dhe aplikueshmëri të gjerë për të gjitha temat, duke ofruar shumë mundësi për kontroll të njohurive, vetë-testime, reflektim kritik e diskutime të hapura nga ana e lexuesve. I pajisur me një gamë të gjerë rekomandimesh dhe burimesh, jo vetëm bibliografike por edhe video-filmike e fotografike, teksti krijon përthyerje tërheqëse dhe mbetet i hapur ndaj përditësimeve të vazhdueshme me realitetet e ditës në shumë aspekte, duke qëndruar gjithnjë bashkëkohor dhe i larmishëm.

Të dhëna

Faqe576
ISBN9789928388155
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përkthyesi Dritan Idrizi, Marisa Dhoska