Cmim i reduktuar! Sy Shiko më të madhe

Sy

Ardian - Christian Kyçyku IA0081

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Me të drejtë është theksuar se romani “SY” është një vepër që duhet lexuar, sepse vërtet nuk mund të rrëfehet.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Ideart
Fletët224
ISBN9789994343539

510 Lekë

-15%

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një roman që e sheh historinë ballkanike e më gjerë me sytë e shpirtit dhe jo shpirtin e njeriut të sotëm me sytë e historisë. I shtjelluar në një hark kohor që hapet gjatë viteve `40 të shekullit të kaluar e vijon deri përtej ditëve tona, romani gërsheton realizmin e fuqishëm me groteskun dhe me humorin e befasishëm, duke “shtuar e pakësuar” sy në vetëdijen e munduar të lexuesit të sotëm.

"Njëri nga synimet ishte që ky libër të mund të shtronte po aq pyetje sa ç’shtron edhe vështrimi i njeriut të sotëm. Më dukej thelbësore barazpesha mes numrit të pyetjeve dhe misterit që ruan tharmin e jetës”, - thotë autori.

“Ky mister mbetej bebëza e Syrit, rreth të cilit endeshin dhe enden çështje marramendëse, si gara e nëndheshme dhe shpesh gjakësore mes racave, gjuhëve e besimeve, forca e hartave gjenetike ndaj atyre gjeopolitike e kulturore; rrjedha çmeritëse e lëndës (financave); ata që kanë pushtetin dhe ata që i ka pushteti; vazhdimësia të paktën e çuditshme e ca gjërave si varfëria, të jetuarit si vetëm për të paguar taksa e shlyer borxhe; çartja e mediave dhe mbetja gati përjetë në zonën gri, ku vetëm humori dhe pranimi i absurdes prodhimtare e ndalojnë shpirtin të mpihet krejt”.

Vlerësime

Prozatori i ri, siç i thonë disa, është, në fakt, i moçëm dhe i vënë në sprovë si vetë Ballkani. Por një i sprovuar i qetë, që lëviz mes të fshehtave të ëmbla të lindjes dhe të vdekjes, të Fillimit e të Fundit, me një shpërfillje prej të pavdekshmi apo mbase të një qënieje racionale të ardhur nga një tjetër botë.

Corneliu Vlad, kritik dhe mendimtar rumun

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët224
ISBN9789994343539
V. Bot2007
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 14 vjeç
Numri i botimeveI parë