Cmim i reduktuar! Ferma e Dijes Shiko më të madhe

Ferma e Dijes

Gjerak Karaiskaj BD0335

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Hapësirat tekstologjike të këtij romani, të përveçëm si frymë dhe shprehësi, por mbi të gjitha unik për sendërtimin e realitetit letrar, bazuar në konkreten e përditshmërisë, që në këtë rast e tejkalon imagjinaren, ndërlidhen po kaq ngushtësisht edhe nga fati i vetë protagonistëve, që në hapësirat e tekstit, shpesh duken më tepër si figura ide, me gjasë ide burokratike dhe ideologjike, sociologjike dhe krahinore, madje edhe të ndërvarura plotësisht në çengelin e sistemit të djeshëm, si dhe të ideologjisë komuniste.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
Fletët240
ISBN9789994302888

595 Lekë

-15%

700 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pavarësisht faktit të pranisë së jetësores, që megjithatë të ofron qartësisht një materie artistike, më të kapshme dhe më komunikuese, përgjithësisht hapësira romanore, përçon edhe një kahje të përveçme të ligjërimit të prozës, tashmë edhe si një ese, kulturologjike dhe filozofike, mbase si një shtjellim i plotë dhe krejt funksional eseistik. Tekstit romanor "Ferma e Dijes", mundet t'i qasesh në shumë mënyra, si një ese politike dhe sociale, si një zemëratë të autorit, të gjendur në udhëkryqin e njeriut, që zotëron aftësi të shumta, por që në këtë mjedis ato nuk të hyjnë në punë, sepse paaftësitë këtu, në krye të herës dhe në vijimësi, janë parësore, ose ta lexosh edhe si një tekst imagjinar, që ka ngërthyer në hapësirat e veta jetësoren dhe konkreten, ku megjithatë noton dhe shkërmoqet krenarisht, qenia shqiptare. Hapësirat e ndryshme të leximit të romanit, burojnë më tepër nga prania e këtyre rrafsheve të larmishme, në tekstin ku rrëfimi dhe analiza e fakteve ecin paralelisht, e ku zakonisht shakaja e hollë dhe tallja ekstreme zëvendësojnë njëra-tjetrën.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët240
ISBN9789994302888
V. Bot2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 14 vjeç
Numri i botimeveI parë