Gabriel Garcia Marquez BO0254
Libër i ri
Në këto dymbëdhjetë histori mjeshtërore rreth jetëve të latin-amerikanëve në Europë, García Márquez përçon kombinimin e pazakontë të melankolisë, ngulmit, hidhërimit dhe aspirimit, të cilat janë, përvoja të emigrantit.
905 Artikuj
Shtëpia Botuese | Onufri | |
ISBN | 9789928226792 | |
Në Barcelonë, një prostitutë e vjetër, trajnon qenin e saj të qajë në varrin që ka zgjedhur për veten. Në Vienë, një grua përfiton nga dhuntia e saj për të parashikuar të ardhmen dhe kthehet në falltaren e një familje të pasur. Në Gjenevë, një shofer ambulance dhe bashkëshortja e tij, pranojnë në shtëpinë e tyre ish presidentin e vetmuar e që duket sikur po vdes, të një shteti në Karaibe, vetëm për të zbuluar se ambicia e tij politike, është e paprekur.
Në këto dymbëdhjetë histori mjeshtërore rreth jetëve të latin-amerikanëve në Europë, García Márquez përçon kombinimin e pazakontë të melankolisë, ngulmit, hidhërimit dhe aspirimit, të cilat janë, përvoja të emigrantit.
Pjesë nga parathënia e shkruar nga Gabriel García Márquez (Cartagena de Indias, prill 1992)
Besoj se me këtë libër tregimesh kam arritur të jem më pranë atij që kam dashur përherë të shkruaj. Ja ku është këtu, gati për t’u shpënë në tryezë pas tërë atyre ecejakeve, duke u përleshur për të mbijetuar me perversitetet e pasigurisë. Të gjitha tregimet, përveç dy të parëve, mbaruan në të njëjtën kohë dhe secili prej tyre mban datën kur e fillova. Radha, në të cilën ndodhen në këtë botim, është ajo që kishin në fletoren e shënimeve.
Gjithmonë kam menduar se çdo variant i ri i një tregimi është më i mirë se i pari. Si mund ta marr vesh se cili duhet të jetë i fundit? Është një e fshehtë zanati, që nuk u bindet ligjeve të inteligjencës, por magjisë së instinkteve, njëlloj siç e merr vesh amvisa se kur është gati supa. Gjithsesi, për hir të dyshimeve, nuk do t’i kthehem sërish leximit të librit, ashtu siç nuk i jam kthyer kurrë leximit të librave të mi, nga frika se mos pendohesha. Ai që do t’i lexojë, di tashmë se ç’të bëjë me to. Për fat, për këto dymbëdhjetë tregime pelegrine, prehja në koshin e letrave duhet të jetë si një rikthim i lumtur në shtëpi
“Një kryevepër e rrëfimit”.
–San Francisco Chronicle
“Plot me kënaqësi për të pazakonshmen në jetë ... aftësia e përsosur e García Márquez për të kapur vëmendjen dhe për të magjepsur, e bën librin Dymbëdhjetë tregime pelegrine, të mahnitshëm dhe të paharrueshëm.”
–The New York Times Books Review
“Mendërisht i mprehtë ... të bën për vete i gjithi.”
–The Washington Post
“Krejtësisht brilant – secili prej këtyre tregimeve është një thesar.”
–The Seattle Times
“García Márquez në më të mirën e tij. Me një frazë surreale ose një imazh magjik, ai ne lejon të shohim realitetin, njëkohësisht serioz e komik, në një dritë të veçantë.”
–Los Angeles Times Book Review
Lloji i botimit | Hard Cover |
Faqe | 216 |
ISBN | 9789928226792 |
V. Bot | 2017 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha | mbi 14 vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | Ribotim |
Përkthyesi | Mira Meksi |
Udhëtimi është dhurata më e bukur që mund t’i bësh vetes. Të justifikohesh se nuk udhëton dot sepse nuk ke para, nuk vlen; ky libër e dëshmon një gjë të tillë më së miri dhe të fton që të dalësh nga rutina e përditshme dhe të njohësh botën
"Gjenço Demetre Naçi na sjell një rrëfim të rrallë për Mbretin Zog në mërgim. Është i rrallë sepse është autentik dhe vjen nga një njeri që i ka përjetuar ngjarjet vetë, i pandikuar nga persona të dytë ose të tretë. Kujtimet gjithnjë kanë një dozë subjektivizmi, por libri i Gjenço Naçit përmban një vlerë të shtuar që nuk e kanë të tjerët: Autori i gjykon...
Ky roman, i kushtuar Manet, dëshmon shijen e Zolasë për personazhet e mallkuar, situatat e panikut... Me një stil që evokon Renoir dhe Degas, bie "perdja" e romanit ngadalë-ngadalë mbi tragjedinë e dy të rinjve …
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Në këtë botim shumë simpatik, Louise L. Hay na sjell një përmbledhje me ese të zgjedhura nga miqtë e saj – ligjërues, seminaristë dhe këshillues me emër në sferën e motivimit dhe vetëndihmesës.
Një koleksion fantastik i letrave që Louise L. Hay ka pranuar nga njerëz të ndryshëm nga i gjithë globi dhe që u është përgjigjur përgjatë viteve. Letrat shprehin shqetësime dhe brenga të lexuesve nga shumë fusha të jetës. Pothuajse të gjithë ata që i kanë shkruar ishin në kërkim të një ndryshimi në jetë.
The third book in the latest series from international bestselling author, Rick Riordan
Mos harroni, që trupi jonë ka një ligj universal që askush sot nuk ia ka dalë ta mundë. Është Ligji i Karmës, i cili në literatura fetare përshkruhet si ‘ç’do mbjellësh, do korrësh’. Ujiteni trupin me fruta dhe perime apo me produkte të natyrës dhe rezultati juaj, do të jetë burim frymëzimi për brezat pasardhës. Ujiteni trupin tuaj me plehëra industrial...
“Kuzhina e bebit”, libër unik për nënat e reja! Ai është i vetmi libër shqip i këtij lloji. Nënat e reja ballafaqohen me shumë pikëpyetje që kur sjellin në jetë fëmijën, por kur bebushi mbushë 6 muaj fillojnë problemet se çka duhet të hajë fëmija. Por, duke pasur në dorë librin “Kuzhina e bebit”, kjo dilemë do t’ju hiqet.
Monologu poetik dhe dramatik “Apokalipsi i Kasandrës”, me nëntitull dytësor “Lajm lindës”, që i prezantohet lexuesit shqiptar, rijetëson mitin e njohur të Kasandrës, Bijës së Priamit dhe Hekubës, e cila njihet në lashtësi për dhuntitë e saj profetike.
Over 1 million copies sold in the UK. The classic novel of a post-literate future, 'Fahrenheit 451' stands alongside Orwell's '1984' and Huxley's 'Brave New World' as a prophetic account of Western civilization's enslavement by the media, drugs and conformity.
Ky libër përmbanë kapituj bazik në rrugën e realizimit të një filmi. Studimet e gjata në procesin e bërjes së filmit, duke u ndaluar në të gjitha etapat e tij, që nga ideja, historia, editimi, teknologjia dhe përfshirja e ekspertëve në realizimin e tij. Një pergatitje nga Valmir Tertini, që u adresohet jo vetem studenteve të akademisë se arteve por edhe...
Katherine Rundell, fituesja e disa çmimeve dhe autorja e librave Rooftoppers, The Wolf Wilder dhe The Explorer, sjell magjinë e Krishtlindjes nëpërmjet një historie ku ndërthurret klasikja me modernen. E shkruar me shumë ngrohtësi dhe mbushur me nota humori, "Një dëshirë për Krishtlindje" na sjell në vëmendje vlerat dhe njerëzit që vërtet kanë rëndësi për...
Libri i autores australiane Bronnie Ware “Pesë pengjet më të mëdha të jetës”, është një nga librat e lexuar me shumë kuriozitet nga miliona njerëz.
Shpella e piratëve është një nga romanet e mirënjohura të shkrimtarit tonë të dashur Petro Marko. Ky roman është dramatizuar dhe inskenuar në disa variante dhe ndonëse libri është botuar për herë të parë në 1964, te ish Shtëpia botuese "Naim Frasheri", ne mundëm ta nxjerrim në faqen tonë vetëm në ribotimin e tij të dhjetë.
Romani 1984 flet për një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Konflikti justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin për të kontrolluar dhe shtypur individin. Bota e Orwell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston. Njerëzit flasin gjuhën e gazetave. Bota është e ndarë në tre supershtete që shtrihen...
Libri më i shitur në histori nga fusha e psikologjisë dhe biznesit – vjen te lexuesi shqiptar i rishikuar dhe përditësuar për shekullin XXI.
“Aventurat magjike” është një seri librash për pushimet verore për fëmijë nga klasa I deri në klasën V. Këta libra janë hartuar në bazë kurrikulës mësimore, e cila mbështet zhvillimin e kompetencave të fëmijëve. Ky tekst eshte per nxenesit qe kane mbaruar klasen e katert dhe duan qe te zbaviten dhe te mbajne te gjalle dijet qe kane marre gjate shkolles
“Aventurat magjike” është një seri librash për pushimet verore për fëmijë nga klasa I deri në klasën V. Këta libra janë hartuar në bazë kurrikulës mësimore, e cila mbështet zhvillimin e kompetencave të fëmijëve. Ky tekst eshte per nxenesit qe kane mbaruar klasen e trete dhe duan qe te zbaviten dhe te mbajne te gjalle dijet qe kane marre gjate shkolles
“Aventurat magjike” është një seri librash për pushimet verore për fëmijë nga klasa I deri në klasën V. Këta libra janë hartuar në bazë kurrikulës mësimore, e cila mbështet zhvillimin e kompetencave të fëmijëve. Ky tekst eshte per nxenesit qe kane mbaruar klasen e dyte dhe duan qe te zbaviten dhe te mbajne te gjalle dijet qe kane marre gjate shkolles
“Aventurat magjike” është një seri librash për pushimet verore për fëmijë nga klasa I deri në klasën V. Këta libra janë hartuar në bazë kurrikulës mësimore, e cila mbështet zhvillimin e kompetencave të fëmijëve. Ky tekst eshte per nxenesit qe kane mbaruar klasen e pare dhe duan qe te zbaviten dhe te mbajne te gjalle dijet qe kane marre gjate shkolles
Duke e shfletuar këtë libër, së bashku me Jajën, do të kryeni një udhëtim të paharrueshëm në festat folklorike tradicionale kineze, do të mësoni për ritualet e vjetra, do të vëzhgoni kafshët dhe bimët dhe do të dëgjoni gjuhën e natyrës.
Në këtë vëllim janë paraqitur novelat: "Udhë të mbarë, zoti president", "E shenjta", "Avioni i bukuroshes së fjetur", "Pajtohem me qera për të parë ëndrra", "Erdha vetëm për të folur në telefon", "Fantazma gushti", "Maria Dos Prazeres", "Shtatëmbëdhjetë anglezë të helmuar", "Tramundana", "Vera e lumtur e zonjës Forbes", "Drita është si uji", "Gjurmët e...
Sikundër nënkuptohet nga titulli, Garcia Márquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta ruajnë thellë...
Marquez është po aq mjeshtror sa në prozën e gjatë edhe në gjininë e reportazhit, pasi kryeromancieri i shek. XX I kushtoi jetën gazetarisë. Ndonëse me vonesë, ky është rast brilliant për të njohur një tjetër majë të Marquez, e aq më tepër reportazhet që ai ka shkruar për Lindjen komuniste, pjesë e së cilës ishte edhe Shqipëria. “Unë nuk doja të njihja...
Në këtë vëllim të parë të trilogjisë së planifikuar, Gabriel García Márquez, nis të tregojë historinë e jetës së tij. Nëse do të kuptosh madhështinë e romancierit më të madh të shekullit të XX, këtu gjendet çelësi i leximit të të gjithë veprës së tij.
Ky roman i shkurtër, i bazuar në histori, përshkruan ditët e fundit të Simon Bolivarit. Në moshën 46 vjeçare, në vitin 1830, i plakur para kohe, i rraskapitur dhe gati në agoni, Gjenerali (siç referohet në libër), dikur heroi dhe presidenti i republikës së kombeve, që i çliroi nga dominimi spanjoll, por tashmë pa lavdi, ndërmerr një udhëtim të fundit,...
Ky është një libër për dashurinë dhe pleqërinë. Do ta keni të vështirë të gjeni një xhevahir të tillë në bibliotekën tuaj
Ky set është për të gjithë ata që kanë lexuar kryeveprat e letërsisë botërore “Dashuria në kohërat e kolerës” ose “Njëqind vjet vetmi” që ka shkruar Marquez: Janë edhe tri perla të tjera magjike nga një prej shkrimtarëve më brilantë të shekullit të XX. “Dymbëdhjetë tregime pelegrine”, Kujtime kurvash të trishta” dhe “Gjenerali në labirintin e tij”, të...
Sikundër nënkuptohet nga titulli, Garcia Márquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta ruajnë thellë...
Në këtë vëllim të parë të trilogjisë së planifikuar, Gabriel García Márquez, nis të tregojë historinë e jetës së tij. Nëse do të kuptosh madhështinë e romancierit më të madh të shekullit të XX, këtu gjendet çelësi i leximit të të gjithë veprës së tij.
Vjen për herë të parë i shqipëruar nga gjuha origjinale “100 vjet vetmi”, një nga kryeveprat e letërsisë botërore të shekullit të XX. Pas një përvoje të gjatë të përkthimit nga gjuha spanjolle, Mira Meksi sjell magjinë e vërtetë të Marquezit, e cila nuk është shijuar siç duhet deri më sot nga lexuesi shqiptar