I ri Cmim i reduktuar! Biblioteka ime - Anton Cehov Shiko më të madhe

Biblioteka ime - Anton Cehov

Anton P. Çehov BUE484

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Anton Cehov është konsideruar si një nga tregimtarët më të mirë të të gjitha kohërave. Ai ndikoi në të gjithë letërsinë e mëvonshme, në shkrimin e novelës dhe tregimit. Por, jo vetëm aq; Korpusi i tij letrar përfshin edhe dramën, të cilin e keni në këtë set. Seti me 6 vëllime është pjesë e fondit të artë të letërsisë botërore që duhet të jetë në bibliotekën tuaj.

Më shumë detaje

117 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN

7 830 Lekë

-10%

8 700 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti përmban këto libra:

A.P. Çehov Vepra e zgjedhur, vëllimi 1 A.P.Çehov (tregime e novela). Vetëm këtë libër porosite te linku KËTU.

A e mbanin edhe Çehovin të madh në kohën e tij? A i interesonte atij kjo gjë? Mund të thuhet se fare pak. Po atë ndoshta e shqetësonte hija e dy kolosëve, Tolstoit dhe Dostojevskit. Jo për sa i përket vlerës, po popullaritetit të madh dhe zhur¬mës rreth tyre. Romanet e tyre ishin epope. Karamazovët, Lufta dhe Paq¬ja, ndërsa ai shkruante tregime të shkurtra dhe novela. Si mund të bjerë në sy një tregim si Zonja me Kone kur kemi një Ana Kareninë, apo Pavioni numër 6, kur kemi Krim e Ndëshkim? Por Zonja me Kone dhe Ana janë të dyja romane, gjithashtu dhe Pavioni është roman. Po edhe Kryqi i Anës është po aq i thellë dhe tronditës sa Ana.

Vepra e zgjedhur A.P.Çehov, vëllimi 2. Vetëm këtë libër porosite te linku KËTU.

Na duket se me Çehovin jetojmë nën një kulm. Çehovi pritet të vijë çdo çast, ndoshta pse jo edhe në restorant dhe të darkojë ngjitur me ty dhe gjithë kohën të kollitet. Ti e sheh nga afër dhe ai s’ka asgjë që të bëjë përshtypje, madje të vjen keq për të, sepse kollitet dhe pështyn gjak. Së¬mundja tek ai përparon, po askush nuk shqetësohet, sepse ai nuk bën zhurmë, jam më mirë, thotë dhe nuk i pëlqen të flasë për veten. Edhe kur i flasin mirë për ndonjë tregim, ai lëviz me gisht syzet dhe thotë i shqetë¬suar se në të ka shumë gabime shtypi. Ai jeton me të padukshmen, me të lehtën e lëndës, me hollësitë dhe detajet, në mikroskopin e tij hetohet imtësisht qeliza...

Vepra 3 zgjedhur, vëllimi 3 A.P.Çehov (tregime e novela). Vetëm këtë libër porosite te linku KËTU.

Për Çehovin mund të thuash shumë gjëra, po rrezikon të përsëritesh. Bie fjala ai mbahet si pararendësi më shprehës i të rrëfyerit sa më shkurt. Heminguej përmend romanet e Turgenievit si shprehje kuptimplote të modernitetit, po për arsyet e tij, ai nuk e shikon këtë të Çehovi. Kjo është e habitshme. Një gjë e tillë është e njohur me shkrimtarët e mëdhenj. Tolstoi hidhte poshtë Shekspirin... Por megjithatë Çehovi është i madh...

Vepra e zgjedhur, vëll. 4, (tregime e novela) A.P.Çehov: Vetëm këtë libër porosite te linku KËTU.

Personazhet e Çehovit dashurojnë dhe kur flasin për dashurinë duket se fshijnë një pikë lot në cep të qepallës. Njeriun në këllëf mind ta kesh në shkollë, në një shkollë të Tiranës apo edhe të Çorovodës. Ata komunikojnë pak të tupur, ndonëse përgjithësisht jetojnë vetëm ose me të tjerë, hanë në shtëpi ushqim të çastit në këmbë, ose ulur, janë të përpiktë në orar dhe s’bienë fare në sy. Ata kanë pasur histori të tjera dashurie ose jo, farsa banale, që tashmë i kanë harruar... Të tilla vijnë tregimet e Çehovit...

Vepra e zgjedhur, vëll. 5, (tregime) A.P.Çehov: Vetëm këtë libër porosite te linku KËTU.

Çehovi i donte njerëzit me një dhembshuri në përgjithësi dhe udhëhiqej nga ideali i shkrimtarit humanist për ta parë jetën e mërz¬itshme monotone e të përsëritshme me dashurinë e një të afërmi. Atij jeta nuk i sugjeroi pamjet që do të dëshironte të shihte, mirësia ishte e fshehur. Prirja e Çehovit si shkrimtar ishte të zbulonte këtë mirësi të fshehur, por pa shumë dobi. Të mbyt makuti, delenxhiu, batakçiu, injo¬ranti, hipokriti, sarhoshi, deliranti pervers, i vetëkënaquri, llupësi, hajdu¬ti, krimineli, lakmitari, dështaku i madh, smirëziu, dallkauku, parvenyja, kuçka, vagabondi, aventurieri, profeti i rremë. Dhe dashuritë nuk përfun¬dojnë. Dhe punët e mira prishen e njerëzit me shpirt e me mend përfun¬dojnë në kotësí ose në çmendinë...

Veprat e zgjedhura, (dramat dhe pjesët me një akt) vëllimi 6, A.P.Çehov: Vetëm këtë libër porosite te linku KËTU.

Po dramat e tij të famshme? Në Angli Teatri Mbretëror e hap sezonin me një nga dra¬mat e tij. Ose në Hungari, mbi 30 teatro që ka Budapesti, një nga më të njohurit ishte ai i Çehovit, me një nga regjisorët më të mëdhenj. Biletat shiteshin tre muaj përpara. Po pse dramat? Xhaxha Vanjën e mbajnë për të madh.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë