Vepra të zgjedhura 5 (HC) Shiko më të madhe

Vepra të zgjedhura 5 (HC)

Anton P. Çehov BUE127

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Çehovi i donte njerëzit me një dhembshuri në përgjithësi dhe udhëhiqej nga ideali i shkrimtarit humanist për ta parë jetën e mërzitshme monotone e të përsëritshme me dashurinë e një të afërmi. Atij jeta nuk i sugjeroi pamjet që do të dëshironte të shihte, mirësia ishte e fshehur. Prirja e Çehovit si shkrimtar ishte të zbulonte këtë mirësi të fshehur, por pa shumë dobi. Të mbyt makuti, delenxhiu, batakçiu, injoranti, hipokriti, sarhoshi, deliranti pervers, i vetëkënaquri, llupësi, hajduti, krimineli, lakmitari, dështaku i madh, smirëziu, dallkauku, parvenyja, kuçka, vagabondi, aventurieri, profeti i rremë. Dhe dashuritë nuk përfundojnë. Dhe punët e mira prishen e njerëzit me shpirt e me mend përfundojnë në kotësí ose në çmendinë...

 

Më shumë detaje

3 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN

1 500 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Sa herë lexojmë, se Çehovi rilexohet, Murgu i Zi, Tre Vjet, Njeriu në Këllëf, Stepa, Dueli etj. , ndjejmë trishtim, një tis trishtimi, po jo mbytës, si dhe një dhembshuri të madhe dhe një sens bukurie të përjetshme, rrëqethëse të provuar rrallë pa shumë dritë si në vjeshtë kur dielli ndriçon përmes vranësirave dhe gjethet bien mbi lulet e thara. Po pse vallë i ndjejmë kaq thellë këto gjëra? Sepse ai vjen dhe të dëgjon në vetminë tënde, ti flet me gojën e tij, po s'e kupton, aq delikat dhe i sjellshëm është. Ai është miku i trishtimit tënd.  Pse shfaqet edhe më i madh Çehovi sot? Sepse provincat po braktisen dhe janë akoma më të mjerë qytetet e mëdhenj, që janë shndërruar në megapole multiprovincash. Aty njeriu i vogël ndjehet keq. Joniçi sot është më vulgar dhe i paturpshëm, më i tharë nga ndjenjat, më lakmitar dhe më i korruptuar. Ai e ka kthyer prej kohësh mjekësinë në piramidë fitimi të përbindshëm. Po t'i flasësh për ideale, ai të pëshpërit më cinizëm: Ma përkthe këtë fjalë. Ka disa shtëpi dhe s'di realisht se sa ka, ndërron shpesh makina, nuk dashuron, se nuk e njeh më këtë pasion satanik, që të prish punë, kurvëron, luan me ruletë dhe, pas çdo dafrunge, thotë: Sa e mërzitshme është jeta! Çehovi është poet i zhgënjimit fisnik, ndonëse karakteret e tij nuk fitojnë asgjë, madje humbasin, fisnikëria e tij mbetet bashkë me një nënqeshje të çuditshme komediani.

 

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Titulli origjinalUegen
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri