Vepra të zgjedhura 4 (HC) Shiko më të madhe

Vepra të zgjedhura 4 (HC)

Anton P. Çehov BUE125

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Personazhet e Çehovit dashurojnë dhe kur flasin për dashurinë duket se fshijnë një pikë lot në cep të qepallës. Njeriun në këllëf mind ta kesh në shkollë, në një shkollë të Tiranës apo edhe të Çorovodës. Ata komunikojnë pak të tupur, ndonëse përgjithësisht jetojnë vetëm ose me të tjerë, hanë në shtëpi ushqim të çastit në këmbë, ose ulur, janë të përpiktë në orar dhe s'bienë fare në sy. Ata kanë pasur histori të tjera dashurie ose jo, farsa banale, që tashmë i kanë harruar... Të tilla vijnë tregimet e Çehovit... 

Më shumë detaje

119 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN

1 500 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Dashuritë çehoviane kanë shumë poezi, po aspak romantikë, ato janë të mbushura me një melankoli e trishtim gjithsesi të ëmbël. Ato janë jetëshkurtra, nisin në një kopsht vishnjesh, ose në det, plot kuptim e me një sensibilitet tronditës pastaj përfundojnë në një dhomë hoteli, pa shumë kuptim, gati si përmbushje e një rasti për të kaluar mërzinë. Këto dashuri kanë përplot ëndrra dhe qëllime fisnike, që për fat të keq mbeten në mes të rrugës. Ato fillojnë, po nuk kryhen prej pamundësisë që e ndjek njeriun. Po të kujtosh historitë e këtyre dashurive kaplohesh nga trishtimi, që çuditërisht është një trishtim i ëmbël. Përkujdesja aq e përkorë e Çehovit për mos të të kthyer nga lexues në pacient, është tejet prekëse. Ai e do njeriun ashtu siç është, treçerek ëndërr e një çerek realitet, po ky realitet i ashpër e i padurueshëm është si një kosh plehrash për ëndrrat dhe qëllimet e tij të mira. Projektet për të ndryshuar diçka në jetën njerëzore e kanë shqetësuar Çehovin, po ai nuk ka besuar shumë te mundësia gati e pamundur gjer në fund e njeriut, sepse ai e shikonte atë si një individualist. 

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Titulli origjinalUegen
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri