I ri Leksione nga Madame Chic Shiko më të madhe

Leksione nga Madame Chic

Jennifer Lynn Scott A-003891

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Leksione nga Madame Chic” konsiderohet një udhërrëfyes i mirëfilltë për të përmirësuar cilësinë e jetesës. Si të përvetësoni sharmin dhe stilin shik të botës parisiane

Më shumë detaje

29 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Living
Fletët280
ISBN9789928216731

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Kur Jennifer Scott-i, një studente e huaj, mbërriti në pragun e apartamentit të madh në Zonën e Gjashtëmbëdhjetë, u prit nga ajo që do të bëhej mentorja dhe frymëzuesja për jetën e saj në vazhdim, edhe pasi u kthye në vendin e saj.

Madame Chic e mori në patronazh vajzën kaliforniane, duke i treguar sekretet se si francezët i kthenin në art më vete edhe gjërat më të vogla.

Në çdo kapitull të librit “Leksione nga Madame Chic” zbulohet nga një sekret, të cilin Jennifer-i e mësoi duke këqyrur madamën në Paris, por që edhe ju mund ta përfshini në jetën tuaj, pavarësisht se ku jetoni apo të ardhurave që keni. Duke përqafuar filozofinë parisiane të sasisë dhe cilësisë, do të mësoni të zotëroni artin e të ngrënit (pa e privuar veten), të veshurit (gardërobën me dhjetë veshje), paraqitjen (makijazhi ujë e sapun) dhe të jetuarin allafrancez.

Që nga mbrëmjet argëtuese gjithë formalitet e deri te jetesa aktive, libri “Leksione nga Madame Chic” është një manual për këdo që dëshiron të ndërthurë mënyrën e jetesës me stilin tipik të të veshurit francez.

Një udhërrëfyes i mirëfilltë për të gjitha gratë dhe vajzat që duan të përmirësojnë cilësinë e jetesës. Një histori personale, e mbushur me rrëfime gazmore dhe vëzhgime për stilin.

Gjallëria dhe sinqeriteti me të cilin përcillet çdo fjalë, janë një urë lidhëse për të gjitha ato që iu pëlqen modeli francez i jetesës, por që nuk kanë mundësi dhe një vit kohë të qëndrojnë në Paris.

- The New York Times

Një libër kushtuar mënyrës së magjishme të jetesës parisiane, bazuar mbi vëzhgime dhe sugjerime të hollësishme se si të ndërthurni mënyrën e jetesës me stilin tipik të të veshurit francez.

- Daily Mail

Libri i Jennifer Scott-it inkurajon gratë dhe vajzat të jetojnë thjesht dhe bukur, duke u ushqyer mirë, duke e thjeshtëzuar jetën e, mbi të gjitha, që ta jetojnë në plot kuptimin e fjalës.

- The News and Observer

Ky libër, në të cilin kombinohet hijeshia dhe klasi, pasqyron filozofinë e Madame-s Chic se jeta mund të jetohet plotësisht dhe me shumë elegancë.

- Smoky Mountain News

 

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët280
ISBN9789928216731
Titulli origjinalLessons from Madame Chic
V. Bot2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiIva Tiço