I ri Vajza, lani fytyrën Shiko më të madhe

Vajza, lani fytyrën

Rachel Hollis MIN0031

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

A ju duket ndonjëherë se të tjerët e kanë jetën në rregull, ndërsa e juaja është lëmsh? Nëse po, Rachel Hollis ka diçka për t’ju thënë: Kjo është gënjeshtër!

Më shumë detaje

46 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Minerva
Fletët288
ISBN9789928265029

1 000 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Si themeluese e lifestyle ëebsite TheChicSite.com dhe CEO-ja e kompanisë së saj mediatike, Rachel Hollis ka krijuar një komunitet shumë të gjerë online, duke ndarë këshilla për një jetesë më të mirë dhe njëkohësisht, duke rrëfyer kaosin e jetës së saj.

Tani, në këtë libër të ri sfidues dhe frymëzues, Rachel zbulon njëzet gënjeshtrat dhe konceptet e gabuara të cilat shpesh na heqin gëzimin e jetës dhe dëshirën për të punuar, gënjeshtra të cilat ua kemi thënë kaq shpesh vetes, saqë nuk kemi nevojë t’i dëgjojmë më.

Me një sinqeritet të dhimbshëm dhe humor të guximshëm, Rachel zbulon dhe analizon gënjeshtrat të cilat dikur e bënin të ndihej e dobët dhe e pavlerë, si dhe zbulon strategjitë e veçanta dhe praktike që e ndihmuan t’i kapërcente.

Me këtë libër ajo inkurajon, argëton, nganjëherë edhe trondit, e të gjitha këto, vetëm për t’ju bindur të bëni gjithçka duhet që të pranoni të vërtetën dhe të bëheni ajo gruaja e lumtur dhe me vetëbesim që keni synuar.

Me besim të palëkundur dhe këmbëngulje të fortë, libri “Vajza, lani fytyrën” ju tregon si të jetoni me pasion dhe në lëvizje – dhe si ta falni veten, pa u dorëzuar.

KOMENTE RRETH LIBRIT

-“Nëse Rachel Hollis ju thotë të lani fytyrën, atëherë hapeni rubinetin! Ajo është udhërrëfyesja për të cilën çdo grua ka nevojë, nga mamatë e reja, e deri te gratë e kalitura në biznes”. — ANNA TODD, autore bestseller e New York Times dhe bestseller ndërkombëtare #1 e serisë së librave “Më pas”

 

-“Zëri i Rachel-it është kombinimi i përsosur i trajneres frymëzuese për jetën dhe mikeshës suaj më të ngushtë (dhe më me humor). Tmerrësisht i sinqertë dhe me këmbë në tokë, libri Vajza, lani fytyrën, është një dhuratë për ato gra që duan të lulëzojnë e të jetojnë një jetë të guximshme dhe të vërtetë”. —MEGAN TAMTE, - themeluese dhe bashkë-drejtuese e Evereve

 

-“Nuk ka mjaftueshëm gra udhëheqëse të cilat t’u thonë grave të tjera JEPI, VEPRO. Ne zakonisht jemi kujdestare; rrallëherë na marrin për instruktore në kamp stërvitjeje. Rachel, me përzemërsi, por me vendosmëri, na thotë se është koha t’i ndalojmë gjërat e parëndësishme të na kontrollojnë dhe të nisim të jetojmë të shpenguara jetët tona të çmuara. Libri Vajza, lani fytyrën është një fjalim i sinqertë me një dozë të lartë oktani, i cili do t’ju shtyjë në anën tjetër, ku të ndiqni ëndrrat e lënë pezull prej kohësh. Më pëlqen kjo vajzë”. — JEN HATMAKER, autore bestseller e New York Times e librave Për Dashurinë dhe Për Mesin dhe Moksin, si dhe mikpritëse e lumtur online e miliona njerëzve çdo javë

 

-“Në librin e parë nonfiction të Rachel Hollis, do të zbuloni se ajo është më pak nxitëse tifozësh dhe më shumë trajnere jete. Kjo do të thotë se lexueset jo vetëm do të frymëzohen; ato do të gjejnë mjetet e duhura për të realizuar ëndrrat e tyre. Rachel na ndihmon të ndjekim ëndrrat. Kështu do të bëni edhe ju, kur të lexoni librin e saj më të ri”. — JESSICA HONEGGER, themeluese dhe bashkë-drejtuese e Noonday Collection

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët288
ISBN9789928265029
Titulli origjinalGirl, wash your face
V. Bot2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiGranit Zela