Mirësjellja Shiko më të madhe

Mirësjellja

Mimi G. Llabjani BEM0006

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Është libër mjaft praktik dhe udhërrëfyes për rastet e përditshme dhe të veçanta. Po ashtu është libër që ju dedikohet të gjitha kategorive si për nga mosha ashtu edhe statusi social që përbëjnë thelbin e diversitetit në botën bashkëkohore.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botime Artini
Fletët246
ISBN9789951690478

800 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

«Sjellja e formon njeriun» - është motoja e cila e ka udhëhequr dhe formësuar njerëzimin në të gjitha etapat e zhvillimit të marrëdhënieve shoqërore. Zhvillimi dhe miratimi i shenjave të sjelljeve sociale është karakteristikë esenciale që na bënë të civilizuar. Nëpër etapat e historisë, që nga kohët e hershme, të gjitha kulturat kanë qenë shenja të sofistikuara të sjelljes, të përshkruara në hollësi, të pranuara dhe të papranuara, të praktikës dhe të sjelljeve. Shenjat e thjeshta, fillestare, duhet të kenë qenë sigurisht bazë e sjelljes njerëzore. Këto shenja apo tradita ishin të zhvilluara vite më parë që të mbronin mbijetesën e çdo lloji. Edhe pse njeriu është qenia më inteligjente, si rrjedhojë ka qenë e pashmangshme që traditat e papërpunuara të zhvillohen në komplekse të rregullave të mirësjelljes që shtohen gjithnjë e më shumë dhe të cilat janë kërkuar për strukturat sociale të ndërlikuara.

Qëllimi i sjelljeve të mira është që secila formë e kontaktit social të zhvillohet qetë, si shembull : nëse i trajtojmë të tjerët ashtu siç dëshirojmë të na trajtojnë neve, bashkëveprimet tona me njerëzit e tjerë do të ishin më të lehta dhe më të këndshme. Shumë rregulla kanë lindur nga nevoja për njerëzi të zakonshme, të tjerat bazohen në konsideratë të rastësishme praktike, kurse të tjerat si kombinim i të dyjave. Mirësjellja përshkruhet zakonisht si kod i pashënuar, pasi shumë nga ne mirësjelljen e mësojmë nga prindërit dhe më pas me këto sjellje u përshtatemi situatave të ndryshme në të cilat na hedh jeta. Gjithmonë për secilin nga ne ndodh që në raste të caktuara të kërkojmë këshilla, pasi që nuk është gjithnjë e lehtë se si të adresojmë letrën për personin e shkurorëzuar apo si të shtrojmë tavolinën për darka argëtuese, ahengje apo darka formale. Në anën tjetër, mund të ndodhemi në situata për të cilat nuk jemi të përgatitur; për shembull, ne nuk shkojmë shpesh në varrime dhe mund të na nevojiten udhëzime se çka të veshim dhe si të sillemi; asnjëri prej nesh nuk e takon mbretin apo kryetarin çdo ditë dhe në rast se i takojmë duhet të dimë se si të sillemi, si të prezantohemi dhe çka të flasim. Ky libër është paraparë që t’u ndihmojë në raste të ndryshme.

Ekzistojnë dy rregulla të rëndësishme të mirësjelljes që duhet mbajtur në mend : 1. Nëse jeni të dyshimtë së çka të bëni ose si të silleni, ju duhet të shikoni të tjerët përreth se çka bëjnë, ose të flisni me dikë tjetër (kjo këshillë përsëritet shpesh në këtë libër). 2. Nëse e kuptoni se jeni duke bërë diçka gabimisht, bëjeni me bindje, kështu që të tjerët nuk do ta vërejnë gabimin tuaj edhe pse nuk është e lehtë kjo për t’u bërë, sepse kërkon guxim të madh. Ky libër udhëzimesh përfshin katër pjesë, të cilat e lehtësojnë përdorimin. Pjesa e parë përfshin rregullat themelore të mirësjelljes, tregon se si të ballafaqohemi me rrethanat e përditshme, sjelljet e mira në tavolinë, sa duhet lënë bakshish ne restorante dhe si të silleni në zyrë. Për arsye praktike pjesët janë ndarë e shënuar me nëntituj, pra është më e lehtë për ju që të gjeni këshillën. Pjesa e dytë përmban « Rastet e veçanta », duke përfshirë ahengjet, deri tek ato më të vështirat, siç janë varrimet dhe vizitat tek i sëmuri. Libri sqaron, për shembull, si të organizohet një darkë argëtuese, si të jeni mysafir i mirë, si të silleni në një intervistë pune, si të silleni në një shfaqje teatri etj. Përsëri këto këshilla janë të shënuara me nëntituj. Pjesa e tretë e librit është një përmbledhje sipas indeksit. Ky indeks është shumë i përshtatshëm sepse ju lehtëson të gjeni pjesën që e kërkoni për informatë. Shënimet në pjesën e indeksit mund të ju drejtojnë në pjesët e tjera të librit ku ju mund të informoheni më gjerësisht rreth rastit apo temës që ju intereson. Pjesa e katërt dhe e fundit e këtij libri është protokolli i adresimit që duhet ndjekur që nga njerëzit e rëndomtë e deri tek aristokracia.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët246
ISBN9789951690478
V. Bot2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë