I ri Cmim i reduktuar! Joga, arti i te jetuarit Shiko më të madhe

Joga, arti i te jetuarit

Sui (Suela) Thanasi A-008894

Libër i ri

499 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MediaPrint
ISBN9789928086105

630 Lekë

-10%

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ne kemi bindjen se mendja funksionon vetë në mënyrë automatike dhe individi është i pafuqishëm përballë saj, megjithëse e di se çfarë i bën mirë dhe keq.

Po sikur të kishte një mënyrë për të marrë situatën në dorë, duke kuptuar që mendja ka atë fuqi së cilës ne i japim. Po sikur të kuptonim që mendja është thjesht instrument dhe jemi ne ata që e drejtojmë? Lind pyetja kush jemi ne? Jogit e lashtë përpara mijëra viteve i kanë dhënë përgjigje kësaj pyetje nëpërmjet seancave të gjata e të thella të meditimit. Sipas tyre, përtej mendjes, trupit, përtej frymës sonë ekziston një bosht i cili nuk ka lindur ndonjëherë dhe as nuk vdes. Ky bosht pa

formë dhe pa përmasa është i njëjtë me natyrën e universit dhe çdo gjëje tjetër që na rrethon.

Për të patur një raport të mirë me këtë pjesë të rëndësishme të secilit prej nesh, jogit sugjeruan praktika të ndryshme të cilat ndikojnë në sistemin psiko-fizik të individit dhe me kalimin e kohës ndihmojnë jo vetëm për të na bërë të ndihemi më të fortë fizikisht, më të mprehtë mendërisht dhe më të ekuilibruar emocionalisht, por për të arritur harmonizim mes vetes sonë, me njerëzit e tjerë, me kafshët dhe çdo gjë tjetër në natyrë, duke kuptuar që ne jemi pjesë e pandashme e saj.

Të dhëna

ISBN9789928086105
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori