Rruga në të cilën rrallë shkohet

Scott Peck BAO0003

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Libri i psikanalistit bashkëkohës Scott Peck "Rruga në të cilën rrallë shkohet" është nga më të lexuarit në botë. Njerëzit kanë gjetur në të një analizë të vërtetë dhe të sinqertë për ngritjen shpirtërore të vetvetes. Ky libër, më mirë se një duzinë ilaçesh, mund ta ndihmojë e ta lehtësojë secilin prej nesh për të bërë një zgjedhje sa më të drejtë, veçanërisht, kur gjendemi në udhëkryq.

Më shumë detaje

68 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS
Fletët312
ISBN9789928026248

1 000 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Autori përpiqet të jetë sa më objektiv dhe korrekt në trajtimin e temave të mëdha si Dashuria apo Dhimbja, të cilat i fokuson jo vetëm në dritën e shkencës psikologjike, por futet dhe në trajtime filozofike, sociologjike, teologjike, madje dhe poetike, duke i shkrirë të gjitha këto në përvojën jetësore të vetvetes dhe të rrethit ku ai jeton.

Vetë titulli i librit është sa sugjerues, aq edhe joshës; ai të fton në një rrugë, nëpër të cilën vërtetë shkohet shumë rrallë, por me mbështetjen, përkrahjen, sinqeritetin dhe dashurinë që të ofron ky autor bashkëkohës, mund ta bëjë lexuesin të jetë dhe ai, papritur, pjesëmarrës në rrugën e ngritjes së vet shpirtërore.

Për Scott Peck, por edhe për njerëz të tjerë që mendojnë dhe jetojnë si ai, Dashuria dhe Puna janë gjërat më të shenjta dhe të vetmet udhëheqëse, që të çojnë në rrugën për arritjen e lumturisë së vetvetes dhe të të tjerëve.

Më tepër se gjithçka dhe mua më shtyu Dashuria që të marr për herë të parë rrugën e përkthyesit dhe të nxjerr në gjuhën shqipe këtë vepër të njohur në shumë vende të botës.

 

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët312
ISBN9789928026248
Titulli origjinalALBAS
V. Bot2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveDytë
PërkthyesiLatif Ajrullai