Mposhtja e djallit - Sekreti i lirise dhe suksesit

Napoleon Hill A-008233

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Nëse do vetërealizimit, mësuesin ta kemi gjetur. Napoleon Hill mbetet një motivues i shkëlqyer jo vetëm në Perëndim, por edhe në një vend si Shqipëria. Këshillat e tij vlejnë më shumë se të çdokujt tjetër për shqiptarë sepse përkojnë me kohët kritike që po jetojnë; sepse ato të mësojnë si të mposhtësh frikën (jo si të bëhesh burrë); si të mendosh para se të veprosh, si ti japësh vlerë çdo sekonde të kohës tënde, si të distancohesh nga shprehitë e endjes dhe kotësisë së përditshme (jo si të vrasësh ditën në kafene); si t’i përmbahesh joshjes ndaj seksit dhe parasë dhe si të ndërtosh besimin dhe ta përdorësh fuqinë e tij për të ecur përpara. E kush nuk do të jetë i suksesshëm dhe i vetërealizuar në këtë botë?!  

Më shumë detaje

401 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS
ISBN9789928024367

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

RRETH LIBRIT 

Nëse do vetërealizimit, mësuesin ta kemi gjetur

Ky libër iu adresohet atyre personave që i japin vlerë dhe kuptim kohës, jetës dhe marrëdhënieve njerëzore, dhe synon që tu vijë në ndihmë gjithë individëve që janë në kërkim të shpalosjes së potencialit të plotë fizik, mendor dhe shpirtëror për të arritur suksesin e dëshiruar.

Në këtë rast këshillat jepen nga një njeri që ka arritur majat e vetërealizimit duke u bërë një nga motivuesit më të mëdhenj të të gjithë kohërave për zhvillimin personal. Por, ai ka provuar edhe honet e thella të dështimit dhe humbjes, ka takuar dhe intervistuar njerëzit më të suksesshëm të Amerikës.

Të gjitha këto janë përvoja të jashtëzakonshme që Hill di ti ndajë me ne, si leksione me vlera jete. Napolon Hill e shkroi librin “Mposhtja e djallit” në kohën e pjekurisë së tij maksimale mendore dhe shpirtërore, si një vepër testament, teksa bota sapo kishte kaluar Depresionin e Madh në vitet ’30.

Prandaj këshillat e referuara për vetërealizim të qenies njerëzore vijnë pas një vorbulle kolapsuese mendore dhe financiar të të gjithë botës, ku autori i referon çdokujt besimin si një varkë shpëtimi. Ajo që e bën të veçatë këtë libër është fakti se njeriu kërkon të mësojë nga “djalli” si pjesë që jeton brenda nesh, përkundër edukimit tradicional ku të mirën dhe etikën e mësojmë nga Zoti në kishë, nga shkolla, familja dhe shoqëria. Të gjitha këto përmbysen në një kënd tjetër vështrimi. Hill kërkon nga njerëzit që të mësojnë nga dështimet që iu sjell jeta, ta largojnë frikën, të mos bien pre e shprehisësë endjes (të mos jemi endacakë), duke i parë ato thjeshtë si gjendje të përkohshme, përtej të cilave vjen e mira, dhe duke dhënë këshilla të qarta, të prera dhe të kuptueshme sesi duhet të mendojmë dhe veprojmë në jetë. Përmes të menduarit/vepruarit ne realizojmë vetveten në dëshirat që kemi, sipas një plani të caktuar, në një kohë  dhe mjedis të caktuar.

Ritmi hipnotik i përditshmërisë na provokon përmes mendimesh të tilla si frika paragjykimi, lakmia, zilia, epshi, hakmarrja, zemërimi, kotësia, përtacia; apo na “korrupton” përmes lakmisë; me dashuri, seks, para, boshësi, kotësi, egoizëm, sundim, varësi ndaj alkolit, drogës, babëzisë, refuzim të vdekjes, babëzi në të ngrënë, etj.

Në perandorinë e madhe të “djallit”, Napoleon Hill thotë se vetëm forca e të menduarit e mposht të keqen, prandaj nxori shtatë parimet e tij për jetën: përcaktimi i synimit, nënshtrimi i vetvetes, mësimi nga dështimi/fatkeqësia, kontrolli ndaj ndikimit(mjedisi), vlerësimi për kohën, zhvillimi i urtisë dhe mençurisë, dhe të veprosh me një plan të përcaktuar pasi e ke shoshitur paraprakisht në mendjen tënde. Këto shtatë rregulla të arta iu kanë shërbyer miliona njerëzve në mbarë botën për të shpalosur vetveten. Çdogjë nis me ëndrrat që kemi dhe, sipas Hill, dëshira e çdokujt mund të jetësohet fizikisht përmes një synimi të përcaktuar, i mbështetur në plane të përcaktuara, me ndihmën e ligjit natyror të ritmit hipnotik dhe kohës. Prandaj, këshillat e Hillit vlejnë më shumë se të çdo motivuesi tjetër për një vend si Shqipëria, dhe për shqiptarë sepse përkojnë me kohën kritike të cilën kanë jetuar dhe po jetojnë; sepse ato të mësojnë si të mposhtësh frikën, si të mendosh para se të veprosh, si ti japësh vlerë çdo sekonde të kohës tënde, si të distancohesh nga shprehitë e endjes dhe kotësisë së përditshme, si t’i përmbahesh joshjes ndaj seksit dhe parasë dhe si të ndërtosh besimin dhe ta përdorësh fuqinë e tij për të ecur përpara. Me leksionet e Napoleon Hill me siguri ne do të kemi më pak djall brenda nesh e do të jemi më shumë engjëll: do të kemi më pak vese dhe do të na duan më shumë; do të jemi më në paqe me veten dhe të tjerët, dhe do të realizojmë synimet që i vëmë vetes në jetën tonë. E kush nuk do të jetë i suksesshëm dhe i vetërealizuar në këtë botë?! 

Albert Gjoka

Vlerësime për "Mposhtja e djallit"

"Shpesh na është thënë që të injorojmë ekzistencën e negatives dhe të përqendrohemi vetëm të pozitivja. Por fuqia qëndron në njohjen e të dyjave dhe të mësosh t'ia dalësh me to. Ky libër na tregon një histori të jashtëzakonshme dhe na jep leksione të shkëlqyera."

Larry Winget, "The New York Times"dhe "Wall Street Journal", autor i bestsellerit "Pusho, mos u anko dhe kape jetën"

"Libri i pavdekshëm i Napoleon Hillit, ‘Mendo dhe pasurohu’, ishte 50 vjet përpara kohës së tij. Pasuria e tij e sapozbuluar, ‘Mposhtja e djallit’, eshte një provë e mëtejme për urinë e tij dhe trashegimine kulturore. Hilli na udherrefen drejt të vertetes dhe genjeshtres, cë mirës dhe te keqes, të duhurës dhe të gabuarës dhe për ato gjëra që hasim në divet e sotme. Ky libër nuk eshk një mundësi për ndonjë që kërkon të shkojë drejt sulcseseve në të ardhmen, por plotësim i të gjitha nevojave. Ai është një përmbushje shpirtërore.

Jelfrey Gitomer, autor i "Librit të vogël të kuq" dhe i "Libri i artë i qëndrimeve"

"Nëse nuk programon vetveten, jeta do te te programojë ty! Libri i Napoleon Hillit, ‘Mposhtja e djallit’, ju sjell kodin për të arritur potencialet më të larta

Les Brown, autor i librit “Jetoni ëndrrat tuaja"

Hilli merr një ide që C. S. Lewis dhe e përdor te ""The screwtapc letters". E zgjeron atë dhe pastaj e paraqet në një mënyrë shumë personale. Rezultati është kërkimi magjepsës në mendjen e Napoleon Hillit dhe mënyra se si ai e shikon shoqërinë, sikur na programon ne verbërisht drejt dështimit. Mposhtja e djallit mund të jetë ende një libër "shumë i nxehtë për t'u publikuar."

Dr. B. Hill, nipi i Napoleon Hill

"Një kërkim madhështor i mendjes e legjendës frymëzuese, Napoleon Hill."

Greg S. Reid, bashkëautor i librit "Tre hapa larg arit"

"Mësime pothuajse të lidhura ngushtë me mendjet e lexuesit të sotëm modern, i cili përkthehet si para në kasafortat personalet të individëve. Por e vërteta u tha: Ai e ndau urinë e tij me botën, për menyrat se si të jaohet jaa nga fillimi, duke filluar nga qenia e brendshme e personit, gjendja e brendshme e ndërgjegjes, duke na ftuar ne të gjithëve që të nxjerrim në pah potcncialet tona më te larta jo vetëm për përfitimin tonë, por për të gjithë njerëzimin."

Michael Bernard Beckwith, autor i librave për çlirim shpirtëror• për përmbushjen e potencialit të shpirtit

"Urtia e përjetshme e Napoleon Hillit është kombinuar me aftësinë e Sharon Lechter-it për të komunikuar me lexuesin modern nëpërmjet librit Mposhtja e djallit, pasuesi i jashtëzakonshëm i librit për ndryshim jetësor, “Mendo dhe pasurohu”. Përderisa të lind dëshira për ta lexuar përsëri, ti e kupton se ai krijon atë për të cilën ti mendon!"

Rita Davenport, autore, prezantuese dhe humoriste

"Mendo dhe pasurohu” zbuloi parimet fillestare të suksesit... te ‘Mposhja e djallit’ Hilli na zbuloi se çfarë mund të na ndërpresë rrugën, si të tejkalojmë këto pengesa dhe si të arrijmë suksesin që meritojmë".

Jim Stovall, autor bestsellerit i "Dhurata e fundit"

"Ju do ta zbuloni nëse djalli, që ai e interviston, është real ose imagjinar, shumë i ngjashëm me djallin, me të cilin ju personalisht përballeni në përvojat tuaja jetësore të përditshme"

Mark Victor Hansen, Bashkëautor i “The New York Times" dhe i serisë bestseller "Supë pule për shpirtin"

"Asnjëherë nuk ka qenë koha më e duhur se tani për të treguar të vërtetën. Unë jam krenar për guximin e Sharon Lechter-it, që bëri këtë hap dhe e vendosi Zotin në qendër të jetës sonë.

Sara O’Meara, bashkëthemeluese dhe presidente e "Childhelp, inc", pesë herë e nominuar për çmimin "Nobel për paqen"

 

Të dhëna

Faqe270
ISBN9789928024367
Titulli origjinalALBAS
RedaktoriNatasha Pelivani, Sevi Lami
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI treti
PërkthyesiMimoza Thaqi, Avni Thaqi